GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sulmi kibernetik nga 18 vende, sistemi ende i ngadaltë

21:19 - 12/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi kibernetik nga 18 vende, sistemi ende i ngadaltë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Megjithëse kanë kaluar më shumë se 48 orë nga sulmi kibernetik ndaj sistemeve të policisë ato nuk janë akoma kthyer totalisht në normalitet.

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar vijon regjistrimi manual i qytetarëve. Ka pasur tentativa të vazhdueshme nga ana e policisë për ringritje të sistemit por ai ose është I ngadaltë ose nuk i merr të dhënat. Këto pamje janë filmuar rreth orës 14.00 të së hënës në Kapshticë. Sistemi hapet pak çaste, është i ngadaltë nuk i merr të dhënat e më pas fiket duke iu rikthyer sërish regjistrimit manual dhe kontrollit të personave në kërkim me lista të printuara.

Në rast se ka fluks të shtuar udhëtarësh policët e kufirit vetëm fotografojnë pasaportat dhe plotësimin e të dhënave e bëjnë në një moment të dytë. Kjo ndodh edhe në Rinas.

Sipas Ministrisë së Brendshme, ngadalësimi është thuajse i pandjeshëm dhe ai vjen për shkak të serverave të rinj të vendosur për të mbrojtur sistemin TIMS nga sulmi i së shtunës.

Grupi i hakerave vijon të publikojë video ku tenton të tregojë se është një hap para autoriteteve dhe se ka akses të kamerave të aeroportit dhe sistemeve të policisë.

Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e këtij sulmi ka dedektuar në sistem ndërhyrje nga 18 IP që i përkojnë 18 vendeve te ndryshme. Policia shqiptare u ka nisur letër-porosi këtyre vendeve për të shkuar tek autorët e këtij sulmi.

Mungesa e sistemeve ka sjellë anomali në funksionimin normal të punës së policisë e cila e ka më të vështirë të verifikojë më të shpallurit në kërkim, pasaportat apo të pasqyroje punën e përditshme.

Nga mungesa e sistemit të policisë janë penalizuar edhe qytetarët e gjobitur nga policia të cilët nuk mund ta shlyejnë gjobën brenda 5 ditëve dhe do t’u duhet ta paguajnë me kamat vonesë. Në mungesë të sistemit është vështirësuar puna në të gjitha komisariatet dhe drejtoritë të cilët nuk përpilojnë asnjë shkresë me kompjuter dhe çdo gjë e shkruajnë në blloqe shënimi.

Etiketa: Sulmi Kibernetik

Lajme të lidhura

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Para
Dyshohet për naftë kontrabandë, kapet anija nga Libani në Portin e Durrësit

Dyshohet për naftë kontrabandë, kapet anija nga Libani në Portin e Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com