GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmi me 11 të vrarë në Suedi, kush është 35-vjeçari vetmitar që tmerroi vendin

21:56 - 05/02/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi me 11 të vrarë në Suedi, kush është 35-vjeçari vetmitar që tmerroi vendin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Personi që shihni në foto është 35-vjeçari Rickard Andersson, autori i vrasjes së 10 personave në Suedi. Gazeta suedeze “Expressen” publikoi identitetin e sulmuesit, i cili ishte një emër i panjohur për Policinë. Po ashtu, nuk dihet as motivi i masakrës. Për të zbuluar më shumë detaje për vrasësin, i cili ka qelluar edhe veten, Policia i ka shkuar në banesë dhe po kryen disa kontrolle.

“Ai ishte jashtëzakonisht i çuditshëm,”- tha një nga të njohurit e tij. “Expressen” suedeze shkruan se sulmuesi 35-vjeçar ka lindur në Suedi dhe të dy prindërit e tij janë suedezë.

Kushëriri i tij zbuloi detaje të panjohura për sulmuesin. Ai shton se nuk ndihej mirë mendërisht, dhe se Krishtlindjet nuk i kishte kaluar me prindërit.

“Nuk i pëlqenin mbledhjet, disi e acaronin. Ai nuk donte të ishte me ne kur ishim shumë persona bashkë, kështu që duhej të ishim vetëm pak që ai të bashkohej me ne. Nuk shkoi as tek prindërit për Krishtlindje. Nuk ishte mirë mendërisht,“- tha ai.

I afërmi gjithashtu tregoi se Andersson ka qenë viktimë e abuzimit në shkollën fillore. Por shumë pak detaje ka për të. Dihet se Andersson nuk ka qenë i martuar, nuk ka fëmijë dhe nuk ka qenë i punësuar nga shteti apo komuna. Ai u largua nga shtëpia në vitin 2010, në moshën 21-vjeçare dhe mori me qera një apartament në qendër të Örebro-s. Një vit më pas ai u shpërngul përsëri, në një apartament disa kilometra larg, në Storgatan. Që atëherë ai ka jetuar atje. Ai më së shumti rrinte zgjuar natën duke parë televizor. I pëlqente të voziste dhe dikur aplikoi për një punë si shofer kamioni, por nuk ia doli.

Në vitin 2014, ai fitoi 98,605 korona, sipas Agjencisë Suedeze të Taksave. Që atëherë, shifra e fitimeve ka qenë e njëjtë: 0 – deri në vitin 2023.

35-vjeçari është autori i vrasjes së 10 personave në një sulm masiv në Suedi. I riu hapi zjarr dje në shkollën Campus Risbergska në Orebro, duke i marrë jetën disa personave dhe duke plagosur disa të tjerë. Pasi kreu aktin e rëndë, i dha fund edhe jetës së tij. Ky ishte sulmi masiv më i rëndë që ka ndodhur në historinë e Suedisë.

Etiketa: Suedi

Lajme të lidhura

Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim
Botë

Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim

19:40 - 18/03/26
Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Para
Rrëzohet helikopteri në Itali, tre viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur

Rrëzohet helikopteri në Itali, tre viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës
Breaking Views

Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

20:15 - 18/03/26

Kreu i PD Sali Berisha nga Brukseli foli për integrimin, raportin e PD me partitë Popullore Europiane, si edhe raportin...

Lexo më shumë
Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim

Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim

19:40 - 18/03/26
“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti

19:25 - 18/03/26
Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

18:57 - 18/03/26
“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com