GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sulmi me armë në Top Channel, të dyshuarit: S’kemi lidhje

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Sulmi me armë në Top Channel, të dyshuarit: S’kemi lidhje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Roberto Papçi, ish-dhëndrri i Pal Kolës, rojës së sigurisë që mbeti i vrarë në sulmin që iu bë Top Channel bashkë me të ndaluarin tjetër, Agustin Tonaj, kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen.

Mësohet se dyshja janë marrë në pyetje për orë me radhë pas ndalimit të tyre në Vlorë.

Dyshja, me origjinë nga Shkodra, u ndaluan një ditë më parë në Vlorë.

Ata ishin pikasur nga kamerat e sigurisë teksa hidhnin diçka në hyrje të Vlorës dhe policia, me dyshimet se bëhej fjalë për armë zjarri, i ka shoqëruar në komisariat për t’i marrë në pyetje. Pikërisht gjatë procesit, blutë e Vlorës kanë kuptuar se njëri prej të ndaluarve ishte ish-dhëndri i Kolës.

Por, sërish nuk janë tërhequr pasi janë vënë në dijeni të problemeve mes dy familjeve. Roberto Papçi, dy vite më parë është divorcuar nga vajza e Kolës dhe çifti kanë pasur konflikte për ndarjen dhe kujdestarinë e fëmijëve.

Papçit dhe Tonajt u është bërë testi i faktorëve plotësues, me qëllim gjetjen e grimcave të barutit të djegur në duar dhe rrobat e tyre. Po ashtu u janë marrë edhe shenjat e gishtave, ndaj priten përgjigje më konkrete lidhur me rolin e tyre në këtë ngjarje, pas përfundimit të analizave.

Konfirmimi i pjesëmarrjes së tyre në sulmin me armë zjarri ndaj televizionit kombëtar që tronditi vendin mesnatën e kaluar do të shënonte një kthesë të fortë, duke konkluduar se ngjarja që tronditi vendin nuk ishte një ‘atentat’ ndaj fjalës së lirë, por konflikt personal.

Etiketa: Armesulmitop channel

Lajme të lidhura

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Të ardhurat nga emigrantët shqiptarë shënojnë rritje

Të ardhurat nga emigrantët shqiptarë shënojnë rritje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

Projektligji i depozituar në Kuvend nga socialistët parashikon një sistem të ri tarifimi për përdorimin e rrjetit rrugor kombëtar. Automjetet...

Lexo më shumë
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com