GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Sulmi ndaj autobusit në Gllogjan, eksperti: Vrasësi ishte profesionist

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi ndaj autobusit në Gllogjan, eksperti: Vrasësi ishte profesionist
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku, ka thënë se në bazë të gjurmëve në vend të krimit dhe asaj që dihet deri tani për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan, rezulton se personi që ka kryer vrasjen ka qenë profesionist dhe vrasja ka qenë e paramenduar.

“Është shqetësim dhe një indikator pasigurie kolektive, por ana tjetër e medaljes është pak më ndryshe. Nuk duhet t’i përbaltim institucionet, sepse krimi është i pashmangshëm gjithandej. Sipas statistikave, shkalla e zbulueshmërisë së Policisë së Kosovës këtë vit është rritur për 8 %”. Është e panjohur sepse rrethanat kanë qenë të tilla, por reflekton se vrasësi është profesionist. Vrasja e trefishtë nuk ka qenë e çastit, as e momentit në kuptimin e emocionit. Ato pak gjurmë që janë gjetur reflektojnë ose përcjellin mesazh që bëhet fjalë për një person. Ai person është parë i vetëm, por i vetëm nuk ka ardhur në atë situatë. Ka qenë vepër e paramenduar, derisa i dyshuari si vrasës ka qenë profesionist”, tha ai.

Çollaku, deklaroi ndër të tjera, se nuk beson se vrasësi ka qenë vetëm, por është ndihmuar nga dikush, ndërsa komentoi edhe shpërblimin e kryeministrit Kurti për këdo që jep informacione për autorin.

“Mendoj që jo. Mendoj që ka pasur mbështetje dhe nuk ka qenë vetëm. Personi që aq shpejt ka tretur nga hapësira, ku është kryer vepra penale, më jep të kuptoj se ka qenë akt i përgatitur dhe ka qenë edhe dikush që e ka mbështetur në ikjen nga vendi i ngjarjes dhe moslënia e gjurmëve të lehta për t’u identifikuar fillimisht dhe më pas për t’u kapur. Deklarata e kryeministrit Albin Kurti dhe ofrimi i shpërblimit prej 20 mijë eurosh është praktikë që ndodh në shumë vende të tjera. Është mekanizëm që praktikohet dhe mendoj se nuk ka asgjë të keqe, sepse është mbështetje për organet që kanë mandat. Kryeministri dhe qeveria nuk kanë mandat”, shtoi Çollaku.

Etiketa: autobussulmi

Lajme të lidhura

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Para
1 vit nga vrasja e Klodian Rashës, flet babai: Shteti të më gjejë kush e vuri armën pranë djalit

1 vit nga vrasja e Klodian Rashës, flet babai: Shteti të më gjejë kush e vuri armën pranë djalit

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com