GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sulmi ndaj “CFO Pharma”/ Çfarë filmuan kamerat e biznesit, dyshohet për dy autorë

11:39 - 18/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Sulmi ndaj “CFO Pharma”/ Çfarë filmuan kamerat e biznesit, dyshohet për dy autorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar natën e kaluar, ku u sulmua me breshëri kallashnikovi godina e biznesit “CFO Pharma” në pronësi të Nadir Çaushollit, në zonën e Kasharit, buzë autostradës Tiranë-Durrës.

Burime për mediat pranë grupit hetimor bëjnë me dije se kamerat e sigurisë të biznesit kanë filmuar të gjithë ngjarjen, teksa pamjet tashmë janë në duart e Policisë.

Autorët kanë qenë me një automjet, i cili në momentin kur ka kaluar para biznesit, ka filluar dhe breshëria e kallashnikovit drejt fasadës prej xhamave të godinës.

Pasi kanë përfunduar të shtënat, makina ka ndaluar për një moment dhe më pas është larguar në drejtim të rrugës së Vorës. Dyshohet se në automjet kanë qenë dy persona, njëri në rolin e shoferit, ndërsa tjetri në rolin e qitësit.

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 30 gëzhoja. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Duket se autorët kanë dashur t’i përcjellin një “mesazh” Nadir Çaushollit, nisur nga koha kur është sulmuar biznesni dhe duke qëlluar vetëm në pjesën e fasadës. Deri tani mësohet se grupi hetimor nuk ka asnjë pistë ku po bazohet hetimi dhe asnjë gjurmë nga autorët.

Edhe pse ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 02:00, Policia e Tiranës deklaroi se njoftimi në sallën operative ka shkuar në orën 08:10 të mëngjesit, pra rreth 6 orë me vonesë. Ky detaj ngre dyshime se ngjarja mund të jetë tentuar të fshihet nga vetë pronari i biznesit Nadir Çausholli.

Lexo edhe:

Breshëri plumbash gjatë natës ndaj “CFO Pharma” së Çaushollit, Policia: U njoftuam në orën 8:10 të mëngjesit

Etiketa: AtentatidetajekameraKryesore1

Lajme të lidhura

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Para
Gjendet e vdekur brenda banesës gruaja në Fier, trupi ishte…

Aksident tragjik në Shkodër, humb jetën 25-vjeçari me motor (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com