GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmi ndaj Kapitolit, thirret për të dëshmuar ish-këshilltari i Trump

08:11 - 10/02/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi ndaj Kapitolit, thirret për të dëshmuar ish-këshilltari i Trump
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar 2021, i dërgoi të mërkurën një fletëthirrje për të dëshmuar ish-këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë për Çështje të Tregtisë, Peter Navarro. Kjo është pjesë e përpjekjeve për të marrë në pyetje një aleat të ish-Presidentit Donald Trump, i cili mbështeste pretendimet e rreme, për manipulim të votave në zgjedhjet e vitit 2020.

Në një deklaratë kryetari i komisionit, demokrati Bennie Thompson, tha se komisioni po kërkon informacione dhe dëshmi nga Navarro, i cili ishte i përfshirë në përpjekjet për të vonuar çertifikimin nga Kongresi të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale me synimin përfundimtar, ndryshimin e rezultatit.

“Navarro duket se ka informacione të lidhura drejtpërdrejt me hetimet që po kryen komisioni mbi shkaqet që çuan në sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit”, tha më tej Thompson. “Ai nuk ka pasur drojë lidhur me rolin e tij në përpjekjet për të ndryshuar rezultatit e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe madje ka diskutuar rreth mbështetjes që u jepte ish-presidenti këtyre planeve”.

Në një deklaratë të mërkurën,  Navarro e quajti punën e komisionit një “gjueti shtrigash me qasje politike” dhe përsëriti pretendimin e tij se gëzon privilegj ekzekutiv, për të mos dhënë informacion.

Komisioni prej nëntë anëtarësh thotë se ka marrë informacione nga intervistat publike, raportimet dhe madje edhe nga libri i vetë Navarro, ku ai tregon se ka punuar me aleatin e vjetër të  Trump, Steve Bannon, e të tjerë persona, për të hartuar dhe zbatuar një plan për të vonuar procesin e çertifikimit të fitores në zgjedhje të Joe Biden-it më 6 janar të vitit 2021.  Navarro ishte një nga punonjësit e Shtëpisë së Bardhë që mbështeste pretendimet e pabazuara në fakte të Trump për manipulim masiv të votave. Ai lëshoi një raport në dhjetor të 2020-s duke pretenduar se përmbante prova rreth dyshimeve për manipulim.

Ish-profesori 72-vjeçar i ekonomisë shihej si një njeri me ide jashtë rrjedhës normale përpara se ai të bëhej pjesë e fushatës së  Trump në vitin 2016.

Ish-presidenti i kërkoi atij të bëhej pjesë e personelit pasi një prej librave të Navarro mbi Kinën, i ra në sy dhëndrit të Trump, Jared Kushner, gjatë një kërkimi në internet.

Pasi Trump mori detyrën, Navarro u emërua në krye të një Këshilli të ri Kombëtar të Tregtisë në Shtëpinë e Bardhë. Por ai u mënjanua shumë shpejt nga shefi i Kabinetit John Kelly dhe mbikëqyrej nga ish-sekretari i Kabinetit Rob Porter.

Navarro është personi më i fundit që merr një fletëthirrje nga komisioni për të dëshmuar, si pjesë e hetimeve në shkallë të gjerë që nisën verën e kaluar.

Deri tani komisioni u ka bërë kërkesa zyrtare për të dëshmuar rreth 100 persona dhe ka intervistuar rreth 500 vetë.

Komisioni planifikon të kalojë në muajt e ardhshëm në një fazë më publike të punës së tij. Ligjvënësit do të mbajnë seanca dëgjimore për të dhënë për publikun amerikan një pamje më të detajuar e më të plotë, të individëve dhe ngjarjeve, që çuan në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit./VOA

Etiketa: Kapitolsulm

Lajme të lidhura

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë
Aktualitet

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26
SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar
Botë

SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

22:25 - 17/01/26
Gardiania angleze kryen marrëdhënie intime me të burgosurin shqiptar brenda në qeli
Aktualitet

Gardiania angleze kryen marrëdhënie intime me të burgosurin shqiptar brenda në qeli

19:07 - 17/01/26
Para
Shuma marramendëse që ka blerë Beatrix veshjen për spektaklin e BBV

Shuma marramendëse që ka blerë Beatrix veshjen për spektaklin e BBV

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gaza/ Rama publikon ftesën e Trump: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë
Breaking Views

Gaza/ Rama publikon ftesën e Trump: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë

07:55 - 18/01/26

Rama ka publikuar letrën zyrtare që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar duke e...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026

07:40 - 18/01/26
Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot

Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot

07:32 - 18/01/26
Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26
SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

22:25 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com