GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sulmi ndaj Prengës, babai i autorit: Vëllai i ish-deputetit më rrahu për 2 vota

13:59 - 18/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi ndaj Prengës, babai i autorit: Vëllai i ish-deputetit më rrahu për 2 vota
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Islam Ismajli, babai i 26-vjeçarit Fatbardh Ismajli që qëlloi tre herë me armë në drejtim të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prega, ka dhënë shpjegime rreth kësaj ngjarje të rëndë, ku i implikuar dyshohet se është djali i tij.

26-vjeçari tashmë është shpallur në kërkim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Kanosjes me armë”. Ndërsa kërkimet për kapjen e tij deri në këtë fazë të hetimit, kanë dështuar.

Mësohet se Islami, është pyetur në ambientet e komisariatit të Laçit, duke treguar se nuk e di vendndodhjen e djalit të tij, por dhe s’kishte informacion se Fatbardhi të jetë autor i goditjes me armë ndaj ish-deputetit të PS.

Sipas tij, dy ditë para ngjarjes, ditën e hënë ai është rrahur duke u goditur fizikisht nga vëllai i Arben Prengës.

Shkak i këtij konflikti janë bërë kontestimi nga ana e Islam Ismajlit, të dy fletëve të votimit, pasi Islami ishte vëzhgues në qendrën e numërimit të votave KZAZ Nr.15 në Kurbin.

Por refuzimi nga ana e Islamit, për t’i futur këto dy vota në llogaritë e votave të kandidates së PS për bashkinë Kurbin, Majlinda Cara, ka ndeshur në kundërshtinë e Arben Prengës. Në debat e sipër, Prenga ka ushtruar dhunë fizike ndaj Islam Ismajlit.

Ky konflikt ka sjellë dhe ngjarjen kriminale të ndodhur mesditën e djeshme, ku në shenjë hakmarrje, djali i Islamit, Fatbardhi ka qëlluar tre herë me armë në drejtim të Armando Pregës, vëllait të Arben Prengës.

Islam Ismajli, ka pohuar në polici se nuk kishte dijeni që autori i goditjes me armë të Armandos, ishte djali i tij.

Në pyetje është marrë dhe Armando Prenga, i cili ka pohuar se autor i sulmit me armë kundër tij, ishte 26-vjeçari Fatbardh Ismajli.

Gjithashtu në pyetje, policia mori dhe Arben Prengën, i cili pranoi konfliktin me babain e autorit të krimit, por shtoi se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë kishte ndodhur në aksin të Fushë-Kuqes, ku Armando Prenga u qëllua me armë.

 

Etiketa: babaiKryesore1prengavota

Lajme të lidhura

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Para
Katastrofa me përmbytjet në Itali, Papa Françesku lutet për viktimat

Katastrofa me përmbytjet në Itali, Papa Françesku lutet për viktimat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

Një hendek gjithnjë e më i madh po regjistrohet në bankat e vendit tonë midis kursimtarëve të mëdhenjtë dhe atyre...

Lexo më shumë
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com