GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmi në Capitol/ 14 vjet burg për sulmuesin, dënimi më i gjatë…

09:04 - 06/05/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi në Capitol/ 14 vjet burg për sulmuesin, dënimi më i gjatë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një burrë nga Kentaki me një rekord të gjatë kriminal është dënuar me 14 vite burg për sulmin ndaj oficerëve të policisë me spërkatës piperi dhe një karrige teksa sulmoi Kapitolin më 6 janar të vitit 2021 së bashku me gruan e tij.

Dënimi me burg i Peter Schwartz është më i gjati deri më tani në mesin e qindra rasteve të trazirave të Kapitolit. Gjykatësi që dënoi Schwartz-in të premten dha gjithashtu dënimin më të gjatë të mëparshëm – 10 vjet – për një oficer në pension të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, i cili sulmoi një oficer policie jashtë Kapitolit më 6 janar 2021.

Prokurorët kishin rekomanduar një dënim me burg prej 24 vjet e 6 muaj për Schwartzin, me profesion saldator.

Gjykatësi i qarkut amerikan Amit Mehta e dënoi Schwartz-in me 14 vjet e dy muaj burg, pasuar nga tre vjet lirim të mbikëqyrur.

Gjykatësi Mehta tha se Schwartzi ishte një “ushtar kundër demokracisë” që mori pjesë në “një lloj kaosi, kaos që nuk ishte parë kurrë në historinë e vendit”.

“Ti nuk je i burgosur politik”, i tha gjyqtari. “Nuk je dikush që po ngrihet kundër padrejtësisë ose po lufton kundër një regjimi autokratik.”

Schwartzi iu drejtua shkurt gjykatësit përpara se të mësonte dënimin e tij, duke thënë: “Më vjen keq sinqerisht për dëmin që 6 janari u ka shkaktuar kaq shumë njerëzve dhe jetës së tyre”.

Gjykatësi tha se nuk e besonte deklaratën e Schwartz-it, duke vënë në dukje mungesën e pendimit të tij.

Schwartzi dhe gruaja e tij e atëhershme, Shelly Stallings, iu bashkuan rebelëve të tjerë duke mposhtur një varg oficerësh policie në Tarracën e Poshtme Perëndimore të Kapitolit, ku ai hodhi një karrige ndaj oficerëve.

“Duke hedhur atë karrige, Schwartzi kontribuoi drejtpërdrejt në thyerjen e vijës së policisë që u mundësoi rebelëve të vërshonin përpara dhe të pushtonin të gjithë tarracën,” shkroi prokurorja Jocelyn Bond në një dosje gjyqësore.

Prokurorët thanë se Schwartz është mburrur për pjesëmarrjen e tij në trazira, nuk ka treguar pendim dhe ka pohuar se ndjekja e tij ishte e motivuar politikisht.

Schwartz ka mbledhur mbi 71,000 dollarë nga një fushatë në internet e titulluar “Patriot Pete Political Prisoner in DC”. Prokurorët i kërkuan gjykatësit Mehta të urdhëronte Schwartz-in të paguante një gjobë të barabartë me shumën e mbledhur nga fushata e tij, duke argumentuar se ai nuk duhet të përfitonte nga pjesëmarrja në trazira./VOA

 

Etiketa: BurgKapitolSul

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Ç’ndodhi pas mesnatës në Pukë? Policia jep detaje: Autori nga Tirana

Ç'ndodhi pas mesnatës në Pukë? Policia jep detaje: Autori nga Tirana

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com