GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sulmi në Gramsh, rusët merren në pyetje nga prokurorët dhe agjentët e SHISH

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi në Gramsh, rusët merren në pyetje nga prokurorët dhe agjentët e SHISH
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy rusët  dhe ukrainasi, kishin ardhur në Shqipëri për të mbledhur informacione nëse Shqipëria kishte nisur testimin e prodhimit të fishekëve 5.56 mm, që përdoren nga disa vende të NATOs për automatikë prodhim amerikan M14. Gazetari Muhamed Veliu disponon ekskluzivisht informacione të reja, të cilat vërtetojnë se treshja  e kapur në Gramsh nuk ishin blogerë por me një mision të qartë spiunazhi e detyrë të paracaktuar për llogari të shërbimit ushtarak rus GRU apo ai të jashtëm SVR.

Nga një burim i shërbimeve inteligjent i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se në makinën e sekuestruar është gjetur një fishek model 5.56mm. Gjatë marrjes  në pyetje nga oficerët e antiterrorit dhe SHISH rusët e kanë mohuar posedimin në makinë të këtij fisheku.

Për momentin shërbimet inteligjente në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit që po udhëheq hetimet, në  lidhje me këtë fishek të gjetur i thanë Top Channel se kanë hedhur dy hipoteza.

E para, fisheku 5.56 mm të jetë siguruar gjatë qëndrimit të tyre Shqipëri. Pista e dytë dhe më me shumë interes për hetimin, është  sjellja e fishekut nga Rusia për të zbuluar të ngjashëm në vendin tonë.

Të tillë fishekë janë dërguar si ndihmë ushtarake Ukrainës prej vendeve të NATOs. Prandaj për inteligjencën ushtarake ruse GRU të faktuarit se në Shqipëri, ka apo mund të prodhonte një municion i tillë ishte me tepër vlerë.

“Zbulimi origjinës së plumbit gjetur në makinën e rusëve përbën një rëndësi parësore për hetimin dhe një provë tjetër se kemi të bëjmë me një rast të pastër spiunazhi” deklaroi burimi Top Channel në inteligjencën shqiptare.

Krahas sigurimit të informacionit se Shqipëria e disponon apo kishte plane ta prodhonte këtë fishek, grupi hetimit mendon se tentativa për tu futur në uzinën ushtarake të Gramshit synonte fotografimin dhe filmimin e këtij lloj municioni. Qëllimi final për ti përdorur më pas politikisht këto filmime nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse,  e  ngritur akuza ndaj Shqipërisë si vend-furnizimi me municion të Ukrainës.

Akuza të cilat më pas do të amplifikoheshin në Këshillin e Sigurimit nga ambasadori Rus, si kundërpërgjigje për qëndrimet e forta e kritikuese të Shqipërisë shtatë muajt e fundit në Këshill, që prej nisjes së pushtimit rus ndaj Ukrainës./TOPCHANNEL

Etiketa: Gramshruset

Lajme të lidhura

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Aktualitet

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Para
Aksident “i frikshëm” në Shkodër, 6 të plagosur

Aksident "i frikshëm" në Shkodër, 6 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Aktualitet

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale është shmangur mëngjesin e sotëm në lagjen “Afrim i Ri”...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com