GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sulmi në uzinën e Gramshit, rrëfehet 25-vjeçari rus: Erdha në Shqipëri për të mësuar historinë e komunizmit

12:48 - 26/05/23
në Aktualitet, Shqiperi
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi në uzinën e Gramshit, rrëfehet 25-vjeçari rus: Erdha në Shqipëri për të mësuar historinë e komunizmit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fedir Alpatov, 25-vjeçari rus ka deklaruar një ditë pas lirimit, se arrestimi në Shqipëri për spiunazh ishte një tragjedi e madhe për të dhe familjen tij.

Ai ka deklaruar se kishte ardhur në Shqipëri, për të mësuar për historinë dhe u akuzua për spiunazh.

“Për mua dhe për familjen time ishte një tragjedi e madhe. Përpara se të vija në Shqipëri unë kisha një punë shumë të mirë, kisha karrierë, kisha një të dashur. Kisha ardhur në Shqipëri për të mësuar për historinë, të mësoja për komunizmin, për Enver hoxhën dhe për gjëra të tjera interesante të historisë së shqipërisë. U arrestova gjatë udhëtimit tim dhe ata më akuzuan mua për spiunazh. 5-6 ditë më vonë Edi Rama tha se ne nuk jemi spiunë dhe objekti ishte i deklasifikuar. Por ata që më lanë mua në burg për 9 muaj. Unë humba gjithçka”, deklaroi Alpatov.

Ai ka treguar me detaje çfarë ndodhi ditën që u arrestua dhe se nuk e dinin kush ishin personat që po i ndiqnin.

“Ishte një fabrikë e braktisur në Gramsh dhe ne vendosëm të shihnim çfarë kishte brenda. Nuk kishte dritare dhe ne vendosëm të futeshim brenda. Brenda godinës ne u përballëm me disa djemë, tentuam të iknim në drejtime të ndryshme. Mikhail shkoi në një drejtim, unë në një drejtim tjetër. Siç e di unë, Misha vrapoi dhe pas disa momentesh ishte një makinë e zezë nga ku dolën disa djem që ndaluan Mishën. Nuk dukeshin si ushtarakë, makina ishte një “Audi” e errët. Misha mendoi se ata po e sulmonin dhe vendosi të mbrohej me sprai me piper. Ata e morën, e goditën dhe e futën në stacionin e policisë”, ka thënë Alpatov.

Autoritetet e drejtësisë vendosën dje të lirojnë shtetasit rusë, që u futën në uzinën e Gramshit para disa muajsh duke sulmuar rojet e subjektit.

Mikhail Zorin do vendoset në arrest shtëpie, ndërsa Fedir Alpatov dhe Svetlana Tomofoeva janë të ndaluar të dalin jashtë Shqipërisë.

Etiketa: Fedir Alpatovlirohet

Lajme të lidhura

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…
Aktualitet

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26
Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg
Aktualitet

Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

21:58 - 30/03/26
Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek
Aktualitet

Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek

21:34 - 30/03/26
Para
Ndizet alarmi në veri të Mitrovicës

Ndizet alarmi në veri të Mitrovicës

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…
Aktualitet

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26

SPAK ka kryer kontrolle në një kompleks luksoz në jug të vendit. Kontrollet janë kryer në dy vila të Ergys...

Lexo më shumë
Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

23:08 - 30/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit

Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit

22:36 - 30/03/26
Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

21:58 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com