GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Sulmi terrorist i Banjskës, prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë për 45 persona me në krye Milan Radoiçiç

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi terrorist i Banjskës, prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë për 45 persona me në krye Milan Radoiçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të mërkurën Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë për 45 persona për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë.

Sipas aktakuzës, grupi terrorist me në krye Milan Radoiçiëin, synonin që përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës.

Më tej thuhet se si grup mirë i organizuar, këtë pjesë të territorit kanë tentuar t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, dhe si rezultat i dhunës së përdorur, ka vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.

Grupi i përbërë prej 45 personave ngarkohet me “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Prokuroria Speciale ngarkon kreun e grupit, Milan Radoiçiç me veprën penale të “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” pasi i njëjti nga viti 2017 e deri më 24 shtator 2023 në cilësinë e kreut të grupit terrorist të strukturuar, ka siguruar të ardhura në mënyrë të tërthortë.

Pjesa më e madhe e tyre janë përdorur për armatim të rëndë, uniforma ushtarake, mbështetje logjistike, pagesën e pjesëmarrësve të grupit, thuhet tutje në aktakuzë.

Radoicic ngarkohet edhe me shpëlarje të parave, pasi një pjesë të pasurive të paluajtshme e ka transferuar dhe tek personat e tretë, me qëllim të fshehjes ose maskimit të burimit të pasurisë.

Me veprën penale të pastrimit të parave ngarkohet edhe Radule Steviç si person juridik me kompaninë “RAD D.O.O.”.

I njëjti nga 1 janari 2017 e deri më 24 shtator 2023 duke e ditur se pasuria e të pandehurit Milan Radoiçiç buron nga aktiviteti kriminal, përmes ushtrimit të aktivitetit ekonomik, ka bashkëpunuar dhe e ka ndihmuar atë për të konvertuar pasurinë e tij, me qëllim të fshehjes ose maskimit të burimit të pasurisë.

Nga 45 personat e akuzuar, vetëm tre prej tyre janë të arrestuar nga autoritetet e Kosovës dhe mund të dalin para trupit gjykues. Vladimir Tolic, Blagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç janë në paraburgim që nga 24 shtatorit i vitit 2023.

Prokuroria Speciale në cilësinë e provave ka marrë 66 intervista, 120 pajisje elektronike e sekuestruan 1266 armë.

Më 24 shtator të vitit 2023, një grup i armatosur me në krye ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Komunës së Zvecanit. Nga sulmi mbeti i vrarë, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Etiketa: Kosoveprokurorisulm

Lajme të lidhura

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!
Aktualitet

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

16:49 - 09/09/26
Kosova vendosi për ndalimin e dinarit serb, Vuçiç takim me ministrat
Kosovë & Rajon

Vuçiç shpërndan Parlamentin, Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 Tetor

15:29 - 09/09/26
Pas më shumë se një muaji pritje, sot zhvillohet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Kosovë & Rajon

Pas më shumë se një muaji pritje, sot zhvillohet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:54 - 09/09/26
Para
Champions League, dy përballjet kryesore zhvillohen në Itali

Afron sezoni i ri i Champions League, ndryshimet e reja sjellin 3 ditë ndeshje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku
Aktualitet

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë nga SHBA një mesazh, duke deklaruar se koha e ‘narkoshtetit’ po shkon...

Lexo më shumë
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 10 Shtator 2026

07:31 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com