GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sulmi terrorist në Kosovë, dy reagimet e tredhura nga Tirana zyrtare

15:18 - 24/09/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi terrorist në Kosovë, dy reagimet e tredhura nga Tirana zyrtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e një polici në detyrë dhe lëvizja e një grupi personash të armatosur në veri ka rikthyer kujtimet e luftës dhe pasigurinë mes shqiptarëve që jetojnë në Kosovë.

Në një konferencë me gazetarët, kryeministri Albin Kurti u pa teksa përpiqet të japin një përgjigje dinjitoze ndaj këtij akti që kërkon drejtësi, por edhe të jetë i kujdesshëm, që situata të mos degradojë, siç do t’i interesonte Beogradit.

Sepse është e qartë që sulmi është organizuar dhe dirigjohet nga Beogradi, njësoj siç ka ndodhur më parë me bojkotin e serbëve në veri, me protestat e dhunshme pas zgjedhjeve apo me rrëmbimin e tre policëve shqiptarë nga skuadrat speciale të Serbisë.

Dhe në këtë situatë, kur Prishtinës i duhet mbështetja, nga Tirana zyrtare vijnë disa reagime sterile. Të tredhura deri në paturpësi nga një president dhe një kryeministër, që nuk guxojnë as t’i përmendin serbët në reagimin e tyre.

Nëse e vë re me kujdes në mesazhin që shpërndau zyra e shtypit e presidentit Bajram Begaj nuk gjendet në asnjë rresht, fjala “Serbi”. Begaj e quan sulmin “një akt i organizuar kriminal” dhe “cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, ndërsa i bën thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë ndaj “urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës”.

Që Begaj nuk e përmend dot Serbinë, nuk është rastësi. Në të njëjtën linjë është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që në asnjë rresht të reagimit të tij nuk përmend dot Serbinë, si shteti që qëndron pas sulmit që i mori jetën policit shqiptar dhe që po kërkon destabilizimin e Kosovës.

Përkundrazi, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i duket zgjidhje një konferencë ndërkombëtare e jashtëzakonshme, një propozim i vjetër ky i Serbisë që synon të sfidojë, të zhvlerësojë dhe të vërë në diskutim faktin që Kosova është tashmë shtet i pavarur dhe që duhet respektuar si i tillë.

Sipas Ramës, zgjidhja nuk është t’i bëhet thirrje Serbisë të ndalet dhe të mos hedhë në territorin e Kosovës skuadra speciale që rrëmbejnë dhe vrasin policë, por “thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara”.

Reagimet e Ramës dhe të Begajt janë edhe një herë tjetër në vazhdën e politikës servile dhe të gjunjëzuar të Tiranës ndaj SHBA dhe Bashkimit Europian, që në këtë periudhë kanë qenë të ashpër me Albin Kurtin dhe tolerantë ndaj Aleksandër Vuçiçit. Pikërisht se ndjekin me përulësi politikat e ndërkombëtarëve, Rama dhe Begaj vetëcensurohen në reagimet e tyre, duke mbajtur qëndrime të turpshme sikur të ishin zëdhënës të organizmave ndërkombëtare./Lapsi.al

Etiketa: serbetTirana zyrtareveriu i Kosoves

Lajme të lidhura

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Para
Mediat ndërkombëtare jehonë vrasjes së policit në veri të Kosovës

Mediat ndërkombëtare jehonë vrasjes së policit në veri të Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Lexo më shumë
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com