GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 115 numri i viktimave

11:36 - 23/03/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 115 numri i viktimave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i viktimave nga sulmi terrorist në Moskë ka shkuar në 115, ndërsa në mesin e të vdekurve raportohet se janë të paktën 3 fëmijë.

Në një postim në aplikacionin Telegram, Komiteti informon se shërbimet e urgjencës që po pastrojnë rrënojat në vendin ku po zhvillohej koncerti kanë gjetur më shumë trupa të vdekur.

 “Numri i të vdekurve aktualisht 115 persona”, u tha në postim, duke shtuar se kërkimet po vazhdojnë.

Ndërkohë më shumë se 100 të tjerë raportohen se kanë mbetur të plagosur pasi persona të armatosur qëlluan me armë në një koncert rock-u në Crocus City Hall në një periferi të Moskës, thotë inteligjenca ruse.

Në një deklaratë të mëparshme nga Komiteti Hetimor, u tha se personat e armatosur përdorën “lëng të ndezshëm” për t’i vënë zjarrin sallës së koncerteve ndërsa njerëzit ishin ende brenda.

Aktualisht po kryhen ekzaminime balistike, gjenetike dhe gjurmë gishtash. Në një deklaratë të veçantë, departamenti rus i shëndetësisë tha se të paktën katër fëmijë ishin në spital.

Ndërsa media shtetërore deklaroi se në mesin e të vdekurve kishte tre fëmijë. Ndërkohë raportohet se pas sulmit terrorist, që është marrë përsipër nga ISIS, janë arrestuar 11 persona mes të cilëve edhe 4 autorët që shkaktuan masakrën.

Presidenti Vladimir Putin ende nuk i është drejtuar drejtpërdrejt popullit rus për sulmin e së premtes (22 mars).

Megjithatë, agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raportoi se zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova ka deklaruar se lideri rus u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve në sulm.

“Presidenti u uroi të gjithëve një shërim të shpejtë dhe përcolli mirënjohjen e tij për mjekët”, citohet të ketë thënë Golikova pas takimit me të.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se paralajmëroi autoritetet ruse në fillim të muajit mars për një sulm në Moskë.

“Në fillim të këtij muaji, qeveria amerikane kishte informacione për një sulm të planifikuar terrorist në Moskë – që mund të synonte tubime të mëdha, për të përfshirë koncerte”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson.

Uashingtoni “e ndau këtë informacion me autoritetet ruse”, shtoi ajo.

Por Kremlini i hodhi poshtë këto paralajmërime duke i konsideruar si “propagandë”, edhe pasi SHBA-ja bëri publike shqetësimet e saj për amerikanët që qëndrojnë në Rusi, raporton BBC.

Etiketa: Moskesulm terroristViktima

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Aurela Gaçe rrëfen fjalët e fundit të Jorgo Papingjit: Kam ngelur…

Aurela Gaçe rrëfen fjalët e fundit të Jorgo Papingjit: Kam ngelur…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com