GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmi terrorist në Turqi, Ankaraja fajëson PKK

11:24 - 24/10/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pamjet e sulmit në Turqi, momenti kur hapet zjarr ndaj policisë (Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet turke thanë se kishin goditur pozicione ushtarake në Siri dhe Irak të lidhura me grupin militant kurd PKK, pasi e fajësuan atë për sulmin terrorist të së mërkurës në Ankara, ku mbetën të vrarë të paktën 5 persona. Video të postuara në rrjet treguan dy persona të armatosur teksa qëllonin rreth hyrjes së Agjencisë Hapësinore turke, e cila gjendet 40 km larg kryeqytetit Ankara. Deri më tani askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin që la të plagosur 22 vetë.

Siç bëri të ditur ministria e Mbrojtjes në një deklaratë, një total prej 32 objektivësh që i përkisnin terroristëve u shkatërruan me sukses gjatë reprezaljes kundër PKK në Irak dhe Siri.

“Duke e krahasuar sulmin me shumë të tjera të ngjashme në të kaluarën, vlerësojmë se pasi tij, me gjasë qëndron organizata terroriste e PKK. Po kjo do të konfirmohet sapo të kemi përcaktuar identitetet e agresorëve që do t’i bëjmë më pas publike”, tha zëvendës presidenti turk, Cevdet Yilmaz.

Në një deklaratë të sotme nga spitali ku vizitoi të plagosurit, ai tha se ata që kryejnë akte terroriste nuk do të arrijnë qëllimin për të shkatërruar paqen në Turqi, por do të rrisin fuqinë mbrojtëse.

“Ata nuk do të mund të shkatërrojnë paqen e vendit tonë, as nuk do të mund të pengojnë marshimin tonë të fortë në industrinë e mbrojtjes. Përkundrazi, këto ngjarje të neveritshme do të rrisin më tej vendosmërinë tonë në industrinë e mbrojtjes dhe ndjeshmërinë tonë për unitetin, solidaritetin dhe vëllazërinë e vendit tonë. Ne do të vazhdojmë luftën tonë të vendosur kundër terrorizmit në unitet, solidaritet dhe unitet kombëtar, me punën e fortë të të gjithëve institucioneve tona”, u shpreh Cevdet Yilmaz.

Autoritetet njoftuan se 4 nga viktimat ishin punonjës të Agjencisë Hapësinore, ndërsa i pesti, shofer taksie. Sipas mediave lokale agresorët, një burrë dhe një grua kishin vrarë shoferin e taksisë para se të merrnin automjetin e tij për të realizuar sulmin.

Shpërthime dhe të shtëna u dëgjuan më vonë pranë kompleksit, me pamjet që treguan kolona të mëdha tymi dhe një zjarr të madh. Siç bëhet e ditur agresorët janë vrarë.

Nga Kazani i Rusisë, ku po merr pjesë në samitin e Brics, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e dënoi sulmin gjatë një konference për shtyp me homologun Vladimir Putin, dhe e cilësoi atë si një akt të neveritshëm terrorist.

Etiketa: PKKTurqi

Lajme të lidhura

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje
Botë

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Para
Tiranë/ Plaçkitën kasafortën e një marketi me 1,5 mln lekë, arrestohen (Emrat)

Tiranë/ Plaçkitën kasafortën e një marketi me 1,5 mln lekë, arrestohen (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com