GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmi terrorist, shkon në 88 numri i viktimave

09:13 - 31/01/23
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Sulmi terrorist, shkon në 88 numri i viktimave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në një xhami në Pakistanin veriperëndimor ka shkuar në 88 dhe pritet të rritet akoma më shumë. Mohammad Asim Khan, zëdhënës nga Spitali Lady Reading në qytetin e Peshaëarit, konfirmoi numrin e viktimave dhe tha se rreth 50 të plagosur po trajtoheshin nga mjekët.

Ndërkohë, numri i të zhdukurve nuk është përcaktuar ende. Punonjësit vijojnë të kërkojnë në rrënojat e xhamisë që u shkatërrua një ditë më parë.

Një zyrtar i lartë i policisë tha se kishte frikë se numri i të vdekurve do të rritej pasi ka ende besimtarë të pagjetur dhe trupa të paidentifikuar. Një tjetër zyrtar i lartë i sigurisë, Zëvendës Komisioneri Shafiullah Khan, tha se dy të mbijetuar u gjetën në rrënoja. “Jam këtu në vendin e shpërthimit dhe po mbikëqyr operacionin e kërkim-shpëtimit. Rrënojat po hiqen dhe ne sapo nxorrëm dy të mbijetuar”, tha Khan për televizionin shtetëror pakistanez.

Kryeministri Shahbaz Sharif ka dënuar sulmin në xhaminë në Peshavar. Ish-kryeministri Imran Khan, udhëheqësi kryesor i opozitës në Pakistan, denoncoi gjithashtu shpërthimin, duke e quajtur atë një “sulm vetëvrasës terrorist”. Xhamia frekuentohej nga zyrtarë të sigurisë dhe të qeverisë. Askush nuk mori menjëherë përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës.

Provinca pakistaneze kufizohet me Afganistanin dhe ka përjetuar sulme të përsëritura terroriste në muajt e fundit. Përgjegjësinë për shumicën e sulmeve në të kaluarën e ka marrë organizata e paligjshme “Tehrik-i-Taliban Pakistani”, e njohur si Talebanët e Pakastianit. Por këtë herë, organizata pretendon se nuk është përgjegjëse për sulmin vdekjeprurës.

Etiketa: Pakistansulmterrorist

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Mbyllet Apeli në Shkodër, Kosteri: Do i drejtohemi Kushtetueses

Mbyllet Apeli në Shkodër, Kosteri: Do i drejtohemi Kushtetueses

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com