GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Sulmi terrorist, Sveçla: Toleranca e ndërkombëtarëve trimëroi Serbinë

23:02 - 28/09/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi terrorist, Sveçla: Toleranca e ndërkombëtarëve trimëroi Serbinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla u shpreh se ajo që ndodhi më 24 shtator është edhe për shkak të një qasje jashtëzakonisht të butë dhe deklarimeve jo të qarta të bashkësisë ndërkombëtare dhe disa figurave politike pas rrëmbimit të 3 policëve më 14 qershor.

Në një lidhje direkte nga Kosova me emisionin “Të Paekspozuarit”, në Mcn Tv, Sveçla tha se të huajt kërkonin lirimin e policëve, por nuk dënonin agresionin e Serbisë dhe kjo qasje tolerante trimëroi Serbinë dhe Vuçiçin që të futet në aventura të tilla që me një numër kaq masiv dhe armatim kaq të madh të tentojë të destabilizojë Kosovën.

Artan Hoxha: Ju dhe qeveria e Kosovës përmes informacionit që kishit i shpallët si organizata terroriste “Brigadat e veriut” dhe “Mbrojtja civile” që ishin organizatorët në terren të ngjarjes së fundit. Atëherë mbaj mend zëdhënësin e BE-së që doli dhe akuzoi qeverinë e Kosovës për qëndrim të njënashëm dhe të parakohshëm. Nga informacioni që ju kishit a ishit në dijeni se çfarë po bëhej në veri të Kosovës, sepse pamjet që sollët ju tregonin një organizatë terroriste me artileri të rëndë dhe transportues tëe blinduar që nuk mund t’i futësh kollaj në territorin e Kosovës? A ka patur mundësi që të bëhej një ndërhyrje më përpara për ta parandaluar ngjarjen e fundit dhe për të mos u dhënë mundësi forcave ushtarake që hynë nga territori serb për një situatë konflikti në Kosovë?

Xhelal Sveçla: Ne kishim informacione për këto grupe që po trajnoheshin nga shteti i Serbisë në kampe të ndryshme përreth Republikës së Kosovës. Kjo po vazhdon ende nga njësitë e specializuara të Serbisë. Ky nuk është kontigjenti i parë me armatim që është konfiskuar në veri të Kosovës. Në Zveçan ne zbuluam dy herë numër të madh të armatimit që lidhen drejtpërdrejt me grupe që ne i shpallëm terroriste. Ajo që ndodhi me 24 shtator është edhe për shkak të një qasjeje jashtëzakonisht të butë, deklarimeve jo fort të qarta të bashkësisë ndërkombëtare, posaçërisht disa vendeve dhe disa figurave politike. Të mos harrojmë më 14 qershor rastin kur u kidnapuan 3 policë në territorin e Kosovës. Ata u kidnapuan 970 metra brenda territorit të Kosovës dhe se faktori ndërkombëtar e ka ditur këtë dhe ata u rrëmbyen nga njësitë speciale të policisë serbe. Qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare ishte shumë i butë. Ata kërkonin lirimin e policëve, por nuk dënonin agresionin e Serbisë dhe kjo qasje tolerante trimëroi Serbinë dhe Vuçiçin që të futet në aventura të tilla që me një numër kaq masiv dhe armatim kaq të madh të tentojë të destabilizojë Kosovën.

Etiketa: Svecla

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Trondit Hajdarmataj: Vrasjet me klering janë…

Trondit Hajdarmataj: Vrasjet me klering janë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com