GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria, hapësirë ushtarake për të sulmuar Iranin? Berisha: Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria, hapësirë ushtarake për të sulmuar Iranin? Berisha: Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha, në konferencën me gazetarët, u pyet në lidhje me një deklaratë të kryeministrit Rama dhënë për Politico, i cili tha se “Shqipëria mund të shërbejë si hapësirë ushtarake që SHBA të sulmojë Iranin”.

Berisha u shpreh se Amerika është vendi udhëheqës i NATO-s dhe si i tillë nuk mund t’i bllokohen bazat. Sipas tij disa vende të NATO-s e kanë bërë këtë gjë, që sipas tij nuk duhet të kishte ndodhur.

“Risk ka- deklaroi Berisha, por duhet marrë përsipër ai risk”, përderisa je një vend anëtar i NATO-s.

“Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe në opinionin tim, NATO është organizata politiko ushtarake më e fuqishme në botë për faktin e vetëm se ajo udhëhiqet nga fuqia politike dhe ushtarake në botë që janë SHBA.

Në këtë kuadër unë duhet të jem shumë i hapur. Nuk mund të justifikoj kurrë që t’i bllokohen bazat, fluturimet vendit udhëheqës të NATO-s për një fushë betejë tjetër. Kjo ka ndodhur, nuk mund ta mohoj. Këtë e bënë disa vende, të tjera nuk e bënë. Në vlerësimin tim kjo nuk mund të bëhej.

Nëse ti je i vetëdijshëm që vendi udhëheqës i Aleancës janë SHBA dhe ke pranuar bazat e tyre me avion, me dron e mjete të tjera, nuk më është dukur një veprim i duhur bllokimi i këtyre bazave.

A paraqesin një risk? Po, por do ta marrësh atë risk. Mos harrojmë një gjë, ajo është një luftë, e cila faktoi ndër të tjera në mënyrën më të pamohueshme, nuk duhet të konfuzionohemi nga propaganda, por kjo luftë faktoi se për fatin më të keq, fluksi jashtëzakonisht më i rëndësishëm i energjisë në botë, kontrollohej nga një regjim që nuk duhet të kontrollohej kurrë. Ç’punë ke ti me naftën e të tjerëve, ti ke naftën tendë. Por Irani e kishte strategji këtë. Evropa mendoj se pagoi një çmim shumë më të shtrenjtë sesa goditjen nga një dron apo 5 dron të Ajatollahëve. Unë nuk konceptoj që vendit udhëheqës të NATO-s të mos i lejohen bazat, operacionit apo fluturimit në një zonë ku ai është në luftë”, tha Berisha.

Ndërsa në lidhje me kritikat që Kryeministri Rama i bëri Bashkimit Evropian në lidhje me qëndrimin që po mban ndaj Rusisë në luftë më Ukrainën, Berisha tha se “ai e bën për të shpëtuar lëkurën e tij”.

“Ky është një kameleon pa shtyllë kurrizore që mendon se duke notuar për vetën e tij mund të ndikojë të tjerët. Ju rikujtoj, para 3 muajve Edi Rama në Samitin Politik të Evropës deklaroi se Evropa nuk ka nevojë për këshilla përtej atlantikut, Evropa është paqja tha, është kulturua e paqes, është paqja vetë dhe nuk ka nevojë të këshillohet përtej atlantikut. Tani del dhe i jep mësime Evropës së çfarë qëndrimi të mbajë ndaj Putinit dhe agresionit në Ukrainë. Janë shërbime që përpiqet ti bëjë lëkurës së tij”, u shpreh lideri opozitar.

Etiketa: berishaIranShqiperi

Lajme të lidhura

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit
Aktualitet

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Para
Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26

Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjteje në Durrës, pasi dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës...

Lexo më shumë
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com