GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Sulmoi Ambasadorin e BE”/ Berisha-Ballës: Trillim! I respektoj ambasadorët, por Shqipëria është mbi gjithçka

11:21 - 06/11/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Sulmoi Ambasadorin e BE”/ Berisha-Ballës: Trillim! I respektoj ambasadorët, por Shqipëria është mbi gjithçka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë debatit në Kuvend ka reaguar ndaj akuzave të kreut të Taulant Ballës, i cili e akuzoi se ka sulmuar Ambasadorin e Bashkimit Europian.

Balla deklaroi se do t’i kërkojë Komisionit të Etikës të marrë masa ndaj ish-kryeministrit për deklaratat e tij.

Në përgjigje, Berisha e cilësoi akuzën si një trillim të pastër duke theksuar se në asnjë moment nuk ka fyer ndonjë ambasador të huaj. Ai u shpreh se ka respekt të thellë për diplomatët, por mbi të gjitha, dashurinë për vendin e tij.

“Hedh poshtë me përçmim trillimin e parafolësit, sepse në fjalën time nuk kam fyer dhe as nuk fyej asnjë ambasador as përfaqësues të huaj.

Po, i kam kërkuar zotërisë së tij që t’u paraqesë shqiptarëve, meqenëse i ka lejuar vetes të ndërhyjë në procedurën e brendshme të parlamentit dhe këtu nyk ka të keq, t’u paraqesë shqiptarëve se cila direktiva evropiane bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë.

Kjo e para. Së dyti, nuk ka njeri që respekton më shumë ambasadorët se unë. Por dua më shumë vendin tim dhe kombin tim.

Kur një ambasador dilte në krah të Saimir Tahirit në kulmin e kanabizimit dhe lavdëronte policinë për punën e jashtëzakonshme të Tahirit në luftën kundër drogës, sigurisht mbështeste themelimin dhe krijimin e narkoshtetit dhe unë nuk mund të mos e denoncoja atë.

Kur një ambasador blinte vilën me 4300 euro metri katror aty ku ishte 1300 euro, natyrisht nuk mund të mos e denoncoja të si hajdute. Ai denoncim i shërbeu BE dhe përgjegjësi i OLAF-it, që u korruptua prej Vllahicës, la detyrën dhe bëri edhe burg.

Kështu që unë as i kam lejuar dhe as i lejoj vetes të fyej një ambasador, por kam mbrojtur dhe do mbroj në mënyrë të palëkundur interesin e shqiptarëve dhe interesat e vendit tim,” tha ai.

Me heret Berisha thekson se projektligji për barazinë gjinore, i cili pritet të votohet sot në Kuvend, nuk vjen si direktivë e Bashkimit Europian. Duke komentuar deklaratën e një dite më parë të ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, se ky votimi i këtij projektligji është direktivë e BE-së, Berisha e hodhi poshtë këtë pretendim.

“Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar.

Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare. Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Të dalë, ta nxjerrë aty”, tha Berisha.

Sipas Berishës, nga 27 vende të Bashkimit Europian, vetëm 2 shtete e kanë të miratuar një ligj si ky që po kalon në vendin tonë.

 

Etiketa: Ambasadorberisha

Lajme të lidhura

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta
Breaking Views

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate
Breaking Views

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra
Aktualitet

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Para
I dënuar me mbi 5 vjet burg, kapet në Milot 28-vjeçari

I dënuar me mbi 5 vjet burg, kapet në Milot 28-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta
Breaking Views

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26

Ambasada e Suedisë në Tiranë ka reaguar pas vendimit të sotëm të Kuvendit, i cili votoi kundër kërkesës së SPAK...

Lexo më shumë
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26
Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë

Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë

15:00 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com