GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme

22:08 - 24/03/26
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 7 min
A A
Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmuesi i Liverpool FC, Mohamed Salah, ka njoftuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

33-vjeçari, pjesë e kombëtares së Egjiptit, i cili iu bashkua Liverpool-it nga AS Roma në qershor 2017, e konfirmoi lajmin përmes një videoje në rrjetet e tij sociale.

“Fatkeqësisht dita ka ardhur. Kjo është pjesa e parë e lamtumirës sime”, tha Salah.

“Do të largohem nga Liverpool në fund të sezonit.”

Salah nënshkroi një kontratë të re dyvjeçare me Liverpool-in në prill 2025, por do të largohet si lojtar i lirë, pasi klubi njoftoi se palët kanë “arritur një marrëveshje” për të ardhmen e tij.

Në dhjetor, Salah dha një intervistë pas barazimit 3-3 të Liverpool-it ndaj Leeds United, ku deklaroi se ishte “hedhur poshtë” nga klubi dhe se marrëdhënia e tij me trajnerin Arne Slot ishte prishur.

Kishte spekulime se Salah mund të largohej në merkaton e janarit, por ai u rikthye më pas në skuadër pas pjesëmarrjes në Africa Cup of Nations.

Nuk është ende e qartë se në cilin klub apo në cilin vend do të luajë Salah sezonin e ardhshëm, pasi të largohet nga “Anfield”.

Liverpool bëri të ditur se koha e këtij njoftimi lidhet me dëshirën e lojtarit për t’u treguar tifozëve “sa më herët të ishte e mundur” dhe për të “siguruar transparencë për të ardhmen e tij, për shkak të respektit dhe mirënjohjes ndaj tyre”.

Salah theksoi se periudha e tij në Merseyside ka lënë një gjurmë të thellë në jetën e tij, duke përfshirë përjetimin e pandemisë COVID-19 dhe, më së fundmi, humbjen e shokut të skuadrës, Diogo Jota.

“Askurrë nuk e kisha imagjinuar sa thellë ky klub, ky qytet dhe këta njerëz do të bëheshin pjesë e jetës sime. Liverpool nuk është thjesht një klub futbolli. Është pasion. Është histori. Është shpirt.

Nuk mund ta shpjegoj me fjalë për këdo që nuk është pjesë e këtij klubi. Ne festuam fitore, fituam trofetë më të rëndësishëm dhe luftuam së bashku në momentet më të vështira të jetës sonë.

Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij klubi gjatë kohës sime këtu, veçanërisht shokët e skuadrës, të kaluar dhe aktualë.”

Mohamed Salah ka luajtur një rol kyç në ringritjen e Liverpool FC në fushë gjatë nëntë viteve të fundit.

Ai e ndihmoi klubin të fitojë dy tituj të Premier League, UEFA Champions League, FIFA Club World Cup, UEFA Super Cup, FA Cup dhe dy EFL Cup, si dhe FA Community Shield.

Bilanci i Salah prej 255 golash në 435 ndeshje me “The Reds” e rendit atë të tretin në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e klubit, pas Ian Rush (346) dhe Roger Hunt (285).

Ai ka fituar katër herë “Këpucën e Artë” në Premier League dhe është shpallur tri herë lojtari i vitit nga Professional Footballers’ Association – në vitet 2018, 2022 dhe 2025.

Salah gjithashtu vlerësoi mbështetjen që ka marrë nga tifozët e Liverpool-it, të cilët, sipas tij, “më qëndruan pranë në momentet më të mira të karrierës sime” dhe “më mbështetën edhe në kohët më të vështira”.

“Është diçka që nuk do ta harroj kurrë dhe që do ta marr me vete gjithmonë. Të largohesh nuk është kurrë e lehtë,” tha ai.

“Më dhatë kohën më të bukur të jetës sime, do të jem gjithmonë njëri prej jush. Klubi do të jetë gjithmonë shtëpia ime, për mua dhe familjen time. Faleminderit për gjithçka. Falë jush, nuk do të ec kurrë vetëm.”

Liverpool theksoi se periudha e Salah në “Anfield” ka qenë një “kapitull i jashtëzakonshëm nëntëvjeçar” dhe se vlerësimi ndaj tij do të bëhet në një moment të mëvonshëm.

“Me shumë objektiva ende për t’u arritur këtë sezon, Salah është plotësisht i fokusuar për të siguruar përfundimin më të mirë të mundshëm për Liverpool-in,” shtoi klubi.

“Koha për të festuar plotësisht trashëgiminë dhe arritjet e tij do të vijë më vonë gjatë vitit, kur ai t’i japë lamtumirën ‘Anfield’.”

Kampionët në fuqi, Liverpool FC, renditen të pestët në Premier League me shtatë ndeshje të mbetura.

Ata do të përballen me Paris Saint-Germain në çerekfinalet e UEFA Champions League dhe më pas do të luajnë ndaj Manchester City në çerekfinalet e FA Cup më 4 prill.

Ish-mbrojtësi i Liverpool FC, Stephen Warnock, i tha BBC Sport se do të jetë “interesante” të shihet se si do të shkojë pjesa e mbetur e sezonit për Mohamed Salah dhe klubin, duke e krahasuar situatën me njoftimin surprizë të ish-trajnerit Jürgen Klopp në janar 2024 se do të largohej në fund të atij sezoni.

“Është sikur situata ka dalë disi nga duart e klubit për mënyrën se si është menaxhuar,” tha Warnock.

“Kur Klopp njoftoi largimin, çdo ndeshje u kthye në një festë, të gjithë donin të shkonin në stadium dhe ta ndiqnin.”

“Ata nuk e mbyllën sezonin ashtu siç dëshironin, me një fund përrallor. Nëse Salah arrin ta bëjë këtë dhe të shkojë në një finale të UEFA Champions League dhe ta fitojë atë, do të jetë shumë interesante për t’u parë.”

Warnock shtoi se Liverpool ka peshuar humbjen e mundshme financiare “të madhe” duke mos e shitur Salah, kundrejt kursimeve nga paga e tij, e cila raportohet të jetë rreth 400 mijë paund në javë.

Ndërkohë, John Gibbons nga podcast-i The Anfield Wrap u shpreh se mes tifozëve të “The Reds” do të ketë “shok” dhe “trishtim” për largimin e Salah.

Megjithatë, ai shtoi: “Nëse mendon me logjikë dhe jo me zemër, ndoshta është gjëja më e mirë për të gjithë. Ai është lojtari më i paguar i yni, me një rrogë shumë të lartë, dhe nuk po jep atë që pritet, gjë që do ta lëndojë atë.”

Gibbons theksoi gjithashtu se tifozët e Liverpool-it “e adhurojnë” Salah dhe se pas largimit të tij, çdo diskutim do të lidhet me “gëzimin” që ai u ka dhënë mbështetësve.

“Ai e ndjen këtë çdo herë që hyn në fushë – dashurinë, adhurimin dhe mbështetjen e mijëra tifozëve,” përfundoi ai.

gijotina.com/

Etiketa: Mohamed Salah

Lajme të lidhura

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë
Aktualitet

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë

22:53 - 24/03/26
Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri
Breaking Views

Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri

22:36 - 24/03/26
U përjashtua nga Noka se mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd dhe i paburrë
Breaking Views

U përjashtua nga Noka se mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd dhe i paburrë

21:30 - 24/03/26
Para
Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri

Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë
Aktualitet

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë

22:53 - 24/03/26

Policia në Serbia ka arrestuar katër shtetas shqiptarë, duke i akuzuar për nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe...

Lexo më shumë
Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri

Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri

22:36 - 24/03/26
Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme

22:08 - 24/03/26
U përjashtua nga Noka se mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd dhe i paburrë

U përjashtua nga Noka se mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd dhe i paburrë

21:30 - 24/03/26
Burri vrau gruan dhe më pas veten, flet i biri: Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën…

Burri vrau gruan dhe më pas veten, flet i biri: Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën…

21:08 - 24/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com