GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Sulmuesi i Kombëtares do të luajë me Las Palmas? Përgjigjet Jasir Asani

17:26 - 28/06/24
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmuesi i Kombëtares do të luajë me Las Palmas? Përgjigjet Jasir Asani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anësori i sulmit të Kombëtares, Jasir Asani është gati për një rikthm të madh në Evropës, teksa pritet të largohet nga koreanët e Gwangju, menjëherë sapo të përfundojë Euro 2024.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiiozes spanjolle, “AS”, Asani do të transferohet në LaLiga, aty ku u pret skuadra e Las Palmas, ekip që këtë sezon siguroi mbijetesën në elitën spanjolle dhe bordi i këtyre të fundit e pëlqen jo pak stilin e lojës, të mëngjerashit dhe ka vendosur t’i ofrojë fillimisht një kontratë 2-vjeçare.

Megjithatë, spanjollja “AS”, nuk është e vetmja që konfirmon këtë lajm, pasi disa media të lidhura me klubin e Gëangju, në Korenë e Jugut kanë konfirmuar gjithashtu transferimin dhe kanë ritheksuar faktin se gjithçka do të mbyllet sapo të mbarojë Evropiani.

Të gjithë prisnin një gol si ato të ndeshjeve kualifikuese nga Jasir Asani, por edhe pse anësori e tentoi disa herë, diçka e tillë nuk u realizua. Siç thotë edhe vetë Jasiri në intervistën për Panorama Sport, do e kishte ndërruar një gol të eliminatoreve me një nga ndeshjet e Europianit.

Megjithatë, një performancë në përgjithësi e mirë për 29-vjeçarin, ku loja më e mirë ishte kundër Kroacisë, madje dha edhe një asist për Laçin, si edhe nxori Asllanin vetëm me portierin, të cilin nuk e mposhti dot. Ndërkohë, Asani jep edhe një koment në lidhje me të ardhmen, ku flitet se do të firmosë për ekipin e Las Palmas-it në La Liga.

Kishim një shans me Spanjën, e cila u shfaq edhe me ekipin e dytë, kaq ishte forca e Shqipërisë?

Me Spanjën bëmë një ndeshje të mirë. Nuk ishim pasivë, por përballë kishim një ekip shumë të fortë. Motorët i ndezëm që në minutën e parë, por të gjithë e dinë që ishte Spanja dhe dhamë maksimumin dhe iu treguam se nuk është aq e lehtë që të na mposhtësh si ekip. Kemi pasur edhe raste për të barazuar. Gjithsesi, është një eksperiencë nga më të mirat në karrierë.

A mund të bënte më shumë Kombëtarja shqiptare në këto tri ndeshje të Europianit?

Mendoj se çdo ndeshje ka maksimumin e vet sepse me tre skuadrat që jemi përballur, janë nga më të mirat në botë dhe normalisht që do të ketë ndonjëherë edhe vështirësi, kundër Spanjës, Kroacisë apo Italisë. Me pak fat, po t’i kishim marrë ato tri pikë me kroatët, do të ishim më të qetë dhe kishim më shumë shanse për të vazhduar më përpara, por gjithsesi të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin dhe shpirtin në fushë. Kjo është një eksperiencë për ne që të vazhdojmë akoma edhe më përpara.

Do ta ndërronit një nga golat e kualifikueseve me një gol në Europian?

Do të doja shumë, por gjithsesi jam i lumtur edhe për golat që shënuam, sepse jemi të gjithë bashkë dhe dhamë shpirtin në fushë e tani duhet të ecim përpara sepse kjo ishte një eksperiencë që nuk do të harrohet asnjëherë dhe na shtyn që të shkojmë tutje edhe për në Botëror.

Tani do të udhëtoni për në…Las Palmas?

Nuk e di akoma, të shohim…(qesh)

Etiketa: jasir asani

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Devijohet lëvizja në disa rrugë të Durrësit gjatë sezonit veror, Bulevardi ‘Epidamn’ kthehet në pedonale

Devijohet lëvizja në disa rrugë të Durrësit gjatë sezonit veror, Bulevardi 'Epidamn' kthehet në pedonale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku një i moshuar,...

Lexo më shumë
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com