GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Sulmuesi që erdhi te Egnatia përfundon në spital, dyshohet për helmim

09:02 - 13/01/24
në Lajme, Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmuesi që erdhi te Egnatia përfundon në spital, dyshohet për helmim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Blerja e bujshme e Eg natias, Jurguens Montenegro, pritet të mos grumbullohet në ndeshjen e sotme kundër Skënderbeut, që do të luhet në orën 13:30 në stadiumin e Rrogozhinës. “Panorama Sport” mëson se sulmuesi nga Kosta Rika ka përfunduar në spital gjatë ditës së premte, pasi dyshohet se është helmuar.

23-vjeçari ka marrë serum dhe burime në klubin rrogozhinas tregojnë se gjendja e tij është e stabilizuar tashmë. Gjithsesi, janë të pakta gjasat që debutimi i tij të bëhet sot. Për të blerë kartonin e Montenegros, klubi rrogozhinas pagoi 150 mijë euro te skuadra nga Kosta Rika, Alajuelense.

Ndërkohë, trajneri Edlir Tetova, beson se skuadra e tij do t’a nisë mbarë vitin 2024. Në intervistën për gazetën, durrsaku theksoi se objektivi i klubit nuk ndryshon, teksa deri në fund do të luftohet për titullin.

Edlir, e nisni kundër një skuadre si Skënderbeu, që ju ka marrë 4 pikë në dy fazat e para. Çfarë prisni nga ky duel?

Jemi koshientë që përballë do të kemi një skuadër të vështirë dhe të rrezikshme në repartin ofensiv. Jam munduar të punoj me futbollistët që kam në dispozicion për të analizuar dhe marrë masa, me qëllim për të interpretuar si duhet këtë sfidë. Do të futemi në fushë për maksimumin, duke e nisur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Jeni i kënaqur me lëvizjet që janë bërë në merkato?

Janë afruar katër lojtarë, të cilët kanë cilësi dhe do të na japin një dorë për pjesën e dytë të sezonit. Tani, puna jonë e përbashkët është që të përshtatemi për të qenë një trup i vetëm, siç duhet të jetë minimalisht një ekip futbolli. Edhe pse lojtarët e afruar në këtë merkato dimri kanë pak ditë që kanë ardhur, shikoj progres dhe ky fakt më lumturon.

Sulmuesi Montenegro dhe mesfushori Ibrahimoglu janë dy emra të cilët kanë ardhur me bujë tek Egnatia. Çfarë prisni prej tyre?

Janë dy lojtarë që besoj se do të bëjnë mirë. U ka mjaftuar pak kohë për të dhënë sinjale pozitive në stërvitje. Shikoj tek ata dëshirë për të bërë mirë, siç kanë bërë pjesa dërrmuese e futbollistëve që kemi transferuar në këto vite që klubi është në Superiore. Unë jam i lumtur që do t’i drejtoj këta futbollistë dhe kam bindjen se shumë shpejt do marrin vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet e tyre.

Largimet e Mustës, Isgandarlit dhe Paulauskasit, e kanë dobësuar ekipin?

Ishin lojtarë të rëndësishëm që e treguan në fushën e lojës produktivitetin e tyre. Ata nuk janë me ne dhe nuk më mbetet tjetër gjë veçse t’u uroj suksese. Siç edhe e kemi dëshmuar, Egnatian nuk e bëjnë individët e caktuar, por grupi. Ne forcën e gjejmë tek njëri-tjetri. Di të them që do vijojmë të vazhdojmë rrugëtimin tonë më të fortë se kurrë, pasi dëshira dhe cilësitë që kemi nuk mungojnë.

Me këtë kontigjent lojtarësh që keni, do vijoni të keni objektiv titullin?

Objektivi ynë nuk ndryshon nga ai që kemi vendosur në fillim të sezonit. Do mundohemi t’i marrim ndeshjet një e nga një, pasi çdo ekip dhe çdo 90- minutësh ka specifikat e veta. Unë jam besimplotë se së bashku me stafin e mrekullueshëm që punoj çdo ditë, do ia dalim të arrijmë objektivat tona siç bëmë sezonin e kaluar.

Është e vërtetë që prisni të vijë një tjetër sulmues dhe gjithashtu një mbrojtës i djathtë?

Sa i takon ecurisë së merkatos, është stafi ai që merret me këtë punë. Kam biseduar me presidentin mbi objektivat që kemi për të zëvendësuar hapësirat e lëna bosh nga largimet. Nuk mund të them se në çfarë situata janë negociatat, por di të them se skuadra do të përforcohet mjaftueshëm për të përballuar sezonin. Fokusi momental i imi dhe i skuadrës është Skënderbeu. Të kalojmë këtë pengesë më pas të shohim nga merkato.

Etiketa: egnatia

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Para
Shenjat e zodiakut që do të shohin ndryshime rrënjësore në 2024

Shenjat e zodiakut që do të shohin ndryshime rrënjësore në 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com