GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sulmuesit më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

10:16 - 04/05/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmuesit më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Faqja e specializuar “Comparisonator” ka llogaritur me ndihmën e inteligjencës artificiale se cili është aktualisht sulmuesi më i mirë në Superligën Turke sipas indeksit të shërbimeve.

Gjatë gjithë sezonit dy klubet më të mëdha turke, Galatasaray dhe Fenerbahce, po luftojnë për trofe, e njëkohësisht tifozët po debatojnë se kush është sulmuesi më i mirë, Mauro Icardi apo Edin Dzeko.

Dy sulmues të mëdhenj po luftojnë për titullin e golashënuesit më të mirë në kampionatin turk dhe aktualisht Icardi ka 21 gola, një më shumë se kapiteni i kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës.

Deri në fund të sezonit, të dy kanë edhe nga katër ndeshje të tjera dhe të gjithë janë me sy e vesh tek gara e titullit dhe ‘Këpucës së Artë’.

Gjatë kësaj kohe, Comarisonator ka përdorur inteligjencën artificiale dhe ka llogaritur indeksin e dobisë së sulmuesve, duke dhënë kështu një përgjigje se kush është sulmuesi më i mirë në Turqi për momentin. Janë marrë parasysh të gjithë sulmuesit e skuadrave në Superligë dhe janë veçuar pesë.

Icardi është sulmuesi i parë në ligë sipas inteligjencës artificiale. Këtë sezon argjentinasi vazhdoi aty ku e la sezonin e kaluar dhe në 43 ndeshje në të gjitha garat ka 28 gola dhe 11 asistime.

Dzeko është në vendin e dytë me 24 gola dhe nëntë asistime në 43 ndeshje. Mirëpo, meqë tani është 39 vjeç, kjo përpjekje e përfaqësuesit të Bosnjës është me të vërtetë edhe më mbresëlënëse.

Sulmuesi shqiptar i Sivasspor, Rey Manaj, i cili po luan shkëlqyeshëm në pjesën e dytë të sezonit dhe ka 22 gola dhe 1 asistim në 32 ndeshje, është në vendin e tretë sipas indeksit të shërbimeve të sulmuesve.

Manaj ka lënë pas vete Semih Kilicsoy të Besiktasit dhe Krzysztof Piatek të Basaksehir, të cilët gjenden në pesëshen e parë.

Ndryshe, sulmuesi shqiptar ka shanse të mira për ta fituar “Këpucën e Artë”, pasi ka 18 gola në kampionat, apo vetëm tri më pak se Icardi dhe dy më pak se Dzeko.

Etiketa: ManajsulmuesTurqi

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Taksimi i profesioneve të lira, PD: Rama kërkon eliminimin e shtresës së mesme

Taksimi i profesioneve të lira, PD: Rama kërkon eliminimin e shtresës së mesme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com