GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sunak: Emigrantët që hyjnë ilegalisht në Britani do të dëbohen

21:14 - 07/03/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Jeta personale dhe karriera, kush është kryeministri i parë indian i Britanisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha të martën se emigrantët që do të “hyjnë në Britani me anije të vogla” do të ndalohen dhe do të dëbohen shpejtësi.

Sipas projektligjit të  qeverisë britanike, personave që hyjnë në mënyrë të paligjshme në vend nuk do t’u lejohet të bëjnë kërkesë për azil dhe do të dëbohen në vendet e tyre apo në të ashtuquajturat vende të treta të sigurta.

Ata që hyjnë në mënyrë të paligjshme në vend nuk do të mund të përdorin më ligjet kundër skllavërisë me qëllim që të pengojnë kthimin e tyre.

“Sot po prezantojmë projektligj që e bën të qartë se nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme nuk do mund të kërkoni azil. Ne do të ndalojmë ata që hyjnë ilegalisht dhe do t’i kthejmë brenda disa javësh në vendin e tyre ose në një vend të tretë të sigurt, si Ruanda. Pasi të jeni kthyer, do t’u ndalohet përgjithmonë, ashtu si në Amerikë apo Australi, që të hyni sërish në Britani. Kjo është mënyra se si ne do të shkatërrojmë modelin e biznesit të trafikimit të njerëzve dhe do të rimarrim nën kontroll kufijtë tanë”, tha zoti Sunak.

Zoti Sunak, e ka përcaktuar si një prej pesë përparësive të tij ndalimin e anijeve, pasi numri i emigrantëve që mbërritën në bregun jugor të Anglisë kapërceu në mbi 45 mijë vitin e kaluar.

“Njerëzit duhet të dinë që nëse vijnë këtu në mënyrë të paligjshme do të ndalohen dhe do të dëbohen menjëherë. Kur kjo të ndodhë dhe do ta dinë se po ndodh nuk do të vijnë më dhe anijet do të ndalen”, tha kryeministri Rishi Sunak në një konferencë për shtyp mbi projektligjin që synon të ndalojë qëndrimin e emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Zemërimi mbi rritjen e imigracionit ka luajtur një rol përcaktues në politikën britanike në 10 vitet e fundit dhe konservatorët e kryeministrit Sunak shpresojnë se duke ashpërsuar masat mund të rrisin mbështetjen popullore.

Sipas sondazheve ata kanë një mbështetje prej rreth 20% më të ulët se Partisë Laburiste në opozitë.

“Është krejt e padrejtë për qytetarët britanikë që kanë hapur shtëpitë për refugjatët e vërtetë që tani duhet të shpenzojnë rreth 6 milionë paund në ditë për strehimin e emigrantëve në hotele”, tha zoti Sunak.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” për propozimin i cili do u mohonte njerëzve të drejtën për azil, “pavarësisht nga sa të vërteta dhe bindëse” mund të jenë rastet.

Qeveria birtanike shkruan në faqen e parë të projekligjit se ai mund të mos përputhet me detyrimet e Britanisë së Madhe në kuadër të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke lënë të kuptohet se mund të përballet me sfida ligjore nëse miratohet.

Përfaqësues të opozitës dhe organizatave bamirëse kanë ngritur pikëpyetje nëse planet e fundit të qeverisë do të rezultojnë më të frytshme se përpjekjet e mëparshme në 5 vitet e fundit për të ndalur njerëzit të hyjnë ilegalisht me anije në Britani.

/VOA/

Etiketa: BritaniKryesore1Rishi Sunak

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, Arbana zbulon çfarë do ndodhë..

Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, Arbana zbulon çfarë do ndodhë..

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com