GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sunak zbulon vendimin, çfarë do të ndodhë me shqiptarët në Angli

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shpejt shqipe, para se…”/ Media britanike: Si po kalojnë mijëra shqiptarë me gomone, pazari ulet në 2 mijë £
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak pritet të njoftojë vendimin e qeverisë së tij për çështjen e emigrantëve ilegalë shqiptarë. Mediat britanike raportojnë se vendimi është arritur pas disa javësh negociata intensive me qeverinë shqiptare, lidhur me fluksin e madh të varkave me emigrantë ilegalë që shkojnë në Britani përmes Kanalit, ku një pjesë e madhe e tyre janë shqiptarë.

Sunak pritet të propozojë vënien e Shqipërisë në të njëjtin nivel me vendet “të sigurta” të BE-së, çka do t’i hapte rrugën deportimeve të shpejta të emigrantëve shqiptarë që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministrat britanikë do të përpiqen të shmangin kritikat nga avokatët e të drejtave të njeriut duke argumentuar se masat janë në përputhje me vendet e tjera evropiane, të cilat e trajtojnë Shqipërinë si një vend të sigurt dhe në këtë mënyrë përjashtojnë shqiptarët nga e drejta për të kërkuar azil.

Downing Street po shqyrton gjithashtu propozimet për kthimin e shqiptarëve që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne në vendin e tyre që aplikimet e tyre të përpunohen në Shqipëri për të parandaluar që ata të shfrytëzojnë vonesat prej më shumë se një viti për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Vendimi për të refuzuar azilin veçanërisht ndaj shqiptarëve është kritikuar nga zyrtarët e OKB-së të cilët janë shprehur se shkelen hapur konventat ndërkombëtare për emigrantët.

Sunak e ka bërë të qartë se trajtimi i imigracionit të paligjshëm është një nga prioritetet e tij kryesore, së bashku me ekonominë, koston e jetesës. Ai donte gjithashtu të përcaktonte një strategji të re imigracioni përpara se deputetët konservatorë të shqetësuar të ktheheshin në zonat e tyre elektorale për Krishtlindje.

Etiketa: AngliEmigrantëKryesore1Sunak

Lajme të lidhura

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Aktualitet

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat

11:27 - 22/10/26
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit
Aktualitet

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit

11:15 - 22/10/26
Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën
Aktualitet

Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën

10:55 - 22/10/26
Para
Ministrat e Jashtëm të BE humbasin durimin me Kosovën dhe Serbinë

Ministrat e Jashtëm të BE humbasin durimin me Kosovën dhe Serbinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Aktualitet

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat

11:27 - 22/10/26

Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës së Shqipërisë. “Çfarë do...

Lexo më shumë
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit

11:15 - 22/10/26
Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën

Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën

10:55 - 22/10/26
Bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, socialistët votojnë me shpejtësi ligjet

Bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, socialistët votojnë me shpejtësi ligjet

10:49 - 22/10/26
Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

10:35 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com