GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Super Arribas i jep fitoren Castillas në “Mini-Clasico”

22:20 - 11/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Super Arribas i jep fitoren Castillas në “Mini-Clasico”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Real Madrid Castilla ka triumfuar në duelin e mbrëmjes së sotme, ndaj Barcelonës B, të vlefshëm për fazën gjysmëfinale të play-off-it për ngjitjen në Kategorinë e Dytë.

“Los Blancos” fituan me rezultatin 3-0, duke kryer kështu “remontadën”, ndaj katalanasve, të cilët kishin fituar në takimin e vajtjes me rezultatin 4-2.

Djemtë e Raul Gonzalez e zhbllokuan sfidën e kthimit, në minutën e 21’, falë Dotor, i cili goditi saktë me kokë, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit.

🪖 𝗖𝗮𝗿𝗹𝗼𝘀 𝗗𝗼𝘁𝗼𝗿 𝗚𝗼𝗻𝘇𝗮́𝗹𝗲𝘇, a su servicio.

🔨 Remate 𝗧𝗥𝗘𝗠𝗘𝗡𝗗𝗢 del capitán de la @lafabricacrm para adelantar a los suyos.

📺 https://t.co/ePO32wniIM.#PrimeraFederación | #ElFútbolDePrimera pic.twitter.com/KsYKXoLDRM

— Primera Federación (@Primera_RFEF) June 11, 2023

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, pritej që miqtë, të administronin rezultatin e akumuluar nga ndeshja e parë, por në Estadio Alfredo Di Stefano, Castilla sonte, ishte e papërmbajtshme.

Në minutën e 78’, pas shumë mundësish të humbura, erdhi dhe goli i dytë i takimit si dhe i baraspeshës së rezultatit të përgjithshëm.

⚡️ ¡La 𝗹𝗲𝘆 𝗱𝗲𝗹 𝗲𝘅 irrumpe en Madrid!

🤍 Aparece la cabeza de @ikbravo9 para empatar el partido para el @lafabricacrm y encaminar esto, ahora mismo, a la prórroga.

📺 https://t.co/ePO32wniIM.#PrimeraFederación | #ElFútbolDePrimera pic.twitter.com/t80m4GwXgB

— Primera Federación (@Primera_RFEF) June 11, 2023

Kësaj radhe, me kokë, ishte Iker Bravo që mposhti portierin blaugrana, duke bërë që të shpërthente festa në Di Stefano, me presidentin Perez që u gëzua jashtë mase për golin.

“Mbretërorët”, nuk ishin të kënaqur për ta dërguar në shtesë takimin, duke insistuar për të gjetur golin e tretë. Puna e tyre u shpërblye në minutën e 95’, me një 11-metërsh, shumë naiv, të “dhuruar” nga mbrojtësi i Barcelonës B, Diankou, i cili e preku dukshëm topin me dorë brenda zonës.

Nga pika e bardhë, Sergio Arribas nuk gaboi, duke dërguar në epërsi dhe, rrjedhimisht, në finalen e play-off-it, skuadrën e tij.

Kjo u cilësua nga opinionistët si ndeshja më e bukur e Real Madrid Castillas, këtë sezon, me tifozët që shpresojnë të rishohin, skuadrën e dytë të klubit rekordmen në Spanjë, në nivelin e dytë të futbollit spanjoll./m.b /gijotina.com

Etiketa: Barcelonamini-clasicoReal Madrid

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Zgjedhjet në Mal të Zi, 6 shqiptarë do të jenë në parlament

Zgjedhjet në Mal të Zi, 6 shqiptarë do të jenë në parlament

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com