GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Super League merr fund, UEFA zbulon marrëveshjen me 9 klubet themeluese

18:47 - 07/05/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Super League merr fund, UEFA zbulon marrëveshjen me 9 klubet themeluese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtarisht Super League ka marrë fund. Kanë mbetur vetëm Juventusi, Reali dhe Barcelona, klubet që nuk kanë pranuar marrëveshjen me UEFA-n. Manchester United, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham, Liverpool, Atletico Madrid, Inter dhe Milani i fundit, pranuan të nënshkruanin tërheqjen përfundimtare nga Super League.

Ato kanë nënshkruar me UEFA-n dhe nëse të ardhmen luajnë në këtë kompeticion, do të duhet të paguajnë 100 milion euro gjobë. Veç kësaj, nëse futen në tratativa për diçka të tillë, atëherë do gjobiten me 50 milion euro.

Në marrëveshje thuhet se 9 klubet do të respektojnë statutin e UEFA-s, do ushtrojnë gjithë fuqinë e tyre ligjore për të ndaluar krijimin e Super League, do të bëjnë donacion 15 milion euro për futbollin e fëmijëve, të rinjve dhe futbollin bazë në komunitetet lokale anembanë Europës dhe Britanisë së Madhe, si dhe do të heqin dorë nga 5 për qind e të ardhurave nga kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

9 klubet kanë nënshkruar së bashku një “Deklaratë të Angazhimeve” dhe Paneli i Emergjencës së Komitetit Ekzekutiv e ka pranuar. Të gjitha këto klube pranojnë se projekti i Super League ishte një gabim dhe u kërkojnë falje tifozëve, federatave, ligave, klubeve europiane dhe vetë UEFA-s. Gjithashtu klubet kanë pranuar se projekti binte ndesh me statutet dhe rregulloret e UEFA-s.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, mes të tjerash ka deklaruar: “UEFA ka vendosur të shkruajë një kapitull të ri dhe të ecë përpara me një frymë pozitive. Klubet e pranuan se gabuan, masat e ndërmarra janë domethënëse. Asnjë nga gjobat nuk do të mbahet nga UEFA, por do të investohen tek të rinjtë dhe në futbollin bazë në komunitetet lokale në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar. 

Klubet i pranuan gabimet dhe reaguan dhe treguan angazhimin e tyre për të ardhmen e futbollit europian. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për klubet që mbeten të përfshira në të ashtuquajturën Super League. UEFA do të merret më pas me ato klube”.

Etiketa: Super LeagueUEFA

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Grabitja ne Sarande, policia dhe FNSH blindojne qytetin

Grabitja ne Sarande, policia dhe FNSH blindojne qytetin

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com