GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Supergol i Xhakës, Leverkusen “marshon” në Bundesliga

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Supergol i Xhakës, Leverkusen “marshon” në Bundesliga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bayer Leverkusen nuk gabon në shtëpi dhe mposht Mainz 05 me rezultatin 2-1. “Aspirinat” e nisën ndeshjen në mënyrë të përkryer teksa ishte Granit Xhaka që realizoi në minutën e tretë. Mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca me topin që mori një trajektore të pakapshme për portierin kundërshtar.

Për t’u theksuar edhe festimi i Xhakës që u “shtir” sikur u dëmtua, për të zbuluar më pas se e gjitha ishte vetëm një mënyrë e të festuarit. Për Xhakën ishte edhe goli i parë me fanellën e Bayer Leverkusen.

Gjithsesi, miqtë reaguan shpejt dhe pas vetëm pesë minutash rikthyen baraspeshën me anë të Kohr që realizoi me kokë. Me shifrat e barabarta 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, skuadra e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso ishte më këmbëngulëse në tentativat për golin e dytë. Gol i cili mbërriti në minutën e 68 me Andrich. Mesfushori goditi nga distanca e largët, një goditje qëndrore, por që gjeti të papërgatitur portierin Zentner që gaboi rëndë.

Në minutën e 79, llogaritë e miqve morën një tjetër goditje pasi Ngankam la të tijtë me 10 lojtarë. Një ndërhyrje e gabuar ndaj Granit Xhakës nuk i shpëtoi sistemit VAR, duke detyruar arbitrin kryesor ta ndëshkonte me kartonin e kuq.

Përfundimisht ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të Leverkusen, me “aspirinat” që “arratisen” në krye të Bundesliga-s me 61 pikë, momentalisht 11 më shumë se Bayern Munich i vendit të dytë. Sakaq, Mainz renditet në vendin e 17 me vetëm 15 pikë.

Ndërkohë, vijojnë rekordet në këtë sezon për skuadrën e Xabi Alonsos pasi aktualisht janë shndërruar në skuadrën gjermane me më shumë gola pas 33 ndeshjes, teksa deri më tani Leverkusen është në kuotën e 97 golave. Sakaq, vijon të mbeten e vetmja skuadër pa asnjë humbje në këtë sezon.

Lajme të lidhura

Kategoria e Parë/ Drejtoria Teknike përzgjedh më të mirët e javës së 11-të
Sport

Kategoria e Parë/ Drejtoria Teknike përzgjedh më të mirët e javës së 11-të

12:32 - 24/11/26
UEFA EURO U-21 2027/ Të enjten hidhet në Beograd shorti i fazës finale, merr pjesë edhe Shqipëria
Sport

UEFA EURO U-21 2027/ Të enjten hidhet në Beograd shorti i fazës finale, merr pjesë edhe Shqipëria

11:43 - 24/11/26
Intervista / Presidenti Duka flet për ligjin e sponsorizimit, suksesin e Kombëtares dhe të ardhmen e futbollit shqiptar
KRYESORE

Intervista / Presidenti Duka flet për ligjin e sponsorizimit, suksesin e Kombëtares dhe të ardhmen e futbollit shqiptar

22:41 - 23/11/26
Para
Parashikimi i horoskopit 29 dhjetor, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt, mes tyre ish-vjerra dhe ish-kunati
Aktualitet

Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt, mes tyre ish-vjerra dhe ish-kunati

13:23 - 24/11/26

Katër persona të tjerë janë arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës....

Lexo më shumë
Kukës/ Tentuan të merrnin peng 42-vjeçarin pas konfliktit, arrestohen xhaxhai dhe nipi

Kukës/ Tentuan të merrnin peng 42-vjeçarin pas konfliktit, arrestohen xhaxhai dhe nipi

12:56 - 24/11/26
Kategoria e Parë/ Drejtoria Teknike përzgjedh më të mirët e javës së 11-të

Kategoria e Parë/ Drejtoria Teknike përzgjedh më të mirët e javës së 11-të

12:32 - 24/11/26
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

12:17 - 24/11/26
Debat për integrimin në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi – maxhorancës: E trajtoni Parlamentin si partinë tuaj

Debat për integrimin në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi – maxhorancës: E trajtoni Parlamentin si partinë tuaj

12:07 - 24/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com