GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tirana fundoset poshtë, bardheblutë munden nga Teuta me një gol në fund

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana fundoset poshtë, bardheblutë munden nga Teuta me një gol në fund
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teuta ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Tiranën me shifrat 0-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”, në takimin e vlefshëm për javën e 25-të të Kategoria Superiore.

Pjesa e parë ishte më e balancuar, me vendasit që u shfaqën më kërkues në sulm. Rasti më i mirë për bardheblutë erdhi nga Tabeku, por pa arritur të zhbllokojnë rezultatin.

Në fraksionin e dytë ndryshoi panorama e lojës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Enkelejd Dobi mori kontrollin e takimit dhe shtoi presionin drejt portës kundërshtare. Maçolli goditi traversën, më pas topi u ndal në shtyllë, ndërsa Arifi shpërdoroi një mundësi të artë, duke paralajmëruar golin që do të vinte.

Vendimi erdhi në minutën e 87-të, kur Maçolli u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin dhe tri pikët Teutës.

Më i miri i ndeshjes? “Nga fitorja që morëm në Tiranë, duke qenë edhe “ish”. U thashë shokëve se më kanë mbajtur pak me hatër sot.

Ishte moment i vështirë para këtyre dy ndeshjeve, po kërkonim të merrnim vetëbesimin e duhur. Erdhi me Ballshin.

Objektivat e Teutës janë katër vendet e para. Meqë jemi aty afër, pse mos ta tentojmë?

U bënë shumë ndeshje që nuk fituam, mes barazimeve dhe humbjeve. Kemi pasur ndeshje që kemi luajtur shumë mirë, jemi penalizuar me një gol ose gabim topin. Jemi të gjithë të mërzitur, të gjithë përgjegjës se kemi lënë shumë pikë. Kur flasim me çunat e ekipit, sikur 6 pikë më shumë të kishim do ishim më mirë. Jemi të gjithë përgjegjës, kështu e ka sporti.

E nisëm pak si të ndrojtur. Si ajo shprehja, erdhëm këtu në Tiranë dhe menduam se duhet të mbrohemi, por duke shikuar pastaj që kemi hapësira, vazhduam pastaj duke shtyrë përpara. E drejtë, duhet të nisnim që në fillim, mos t’i lejonim terren se mund të na rrezikonin”, u shpreh Përgjoni.

Me këtë humbje, Tirana rikthehet në zonën e ftohtë të renditjes, aty ku ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit. Në krahun tjetër, Teuta afrohet ndjeshëm me vendin e katërt, duke qenë tashmë vetëm tre pikë larg objektivit.

Rezultati:

Tirana 0-1 Teuta

87’ (p) Maçolli

gijotina.com/

Etiketa: Tirana-Teuta

Lajme të lidhura

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
Para
Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com