GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

SUPERIORE/ Skënderbeu dhe Dinamo barazim argëtues pas 4 golave, Vllaznia “rrëmben” tre pikët në fund

19:45 - 23/11/24
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
SUPERIORE/ Skënderbeu dhe Dinamo barazim argëtues pas 4 golave, Vllaznia “rrëmben” tre pikët në fund
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kategoria Superiore është rikthyer të luajë javën e saj të 14-të pas pauzës së Kombëtareve, me katër skuadra që zbritën në fushë mbrëmjen e së shtunës.

Skënderbeu priti në Korçë skuadrën e Dinamos në një sfidë vërtet spektakolare. Dueli nisi me ritëm tepër të lartë, me Itodo Mandelën që shënoi në minutën e 15’ dhe menjëherë iu kundërpërgjigj Cucka, i cili barazoi sfidën pas një minute.

Në minutën e 33’ ishte Rashica ai që përmbysi sfidën momentalisht, por Vila barazoi sërish në minutën e 55’, me takimin që u mbyll 2-2.

Në përballjen e luajtur në Shkodër mes Vllaznisë dhe Teutës, ishin kuqeblutë ata që dolën me tre pikë nga “Loro Boriçi”. Në fundin e pjesës së parë Bajrami kaloi në avantazh shkodranët, teksa Nasr barazoi në minutën e 67’. Por në minutën e 89’, Gruda mendoi për të siguruar tre pikët për ekipin e tij, me rezultatin përfundimtar që shënoi 2-1 për Vllazninë.

Kështu Vllaznia merr momentalisht vendin e parë me 25 pikë, ndërsa Teuta vijon të qëndrojë në mesin e tabelës me 17 pikë. Dinamo ende ndodhet në zonën e “Final 4” me 21 pikë, ndërsa Skënderbeu ende “lundron” në ujëra të trazuara, duke qëndruar në vendin e 8-të me 13 pikë.

REZULTATET:

SKËNDERBEU 2-2 DINAMO

Cucka 16’, Rashica 33’ / Mandela 15’, L. Vila 55’

54’ GOOOL DINAMO! Toli sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga Mandela, më pas është Vila i cili provon dy herë portën dhe me të dytën çon sferën në rrjetë.

(VIDEO)

33’ GOOOL SKËNDERBEU! Çuçka nis me shpejtësi një goditje dënimi duke pasuar për Rashicën i cili nga e djathta shënon golin e avantazhit.

(VIDEO)

16’ GOOOL SKËNDERBEU! Rashica jep një pasim diagonal për Çuçkën në të djathtën, me 21-vjeçarin i cili mposht Salin.

(VIDEO)

15’ GOOOL DINAMO! Blutë gjejnë rrjetën me anë të Mandela i cili gjuan në mënyrë të shkëlqyer nga jashtë zonës duke tundur rrjetën.

(VIDEO)

VLLAZNIA 2-1 TEUTA

Bajrami 45+2’, Gruda 89’ / Nasr 67’

90′ GOOOL! Ildi Gruda rikthen Vllazninë në avantazh. Festë e madhe në “Loro Boriçi”.

(VIDEO)

67′ GOOOL! Kryevepër e Nasr, që barazon sfidën. Kristi Qarri e ka të pamundur të ndalë goditjen e lëshuar nga një distancë më e madhe se 25 metra.

(VIDEO)

RENDITJA:

gijotina.com/

Etiketa: superiore

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
Milani dhe Juventusi zhgënjejnë në supersfidën e Serisë A, barazim pa gola

Milani dhe Juventusi zhgënjejnë në supersfidën e Serisë A, barazim pa gola

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet
Aktualitet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë për mediat se kompania e përfshirë në fazën përfundimtare të projektit për ndërtimin...

Lexo më shumë
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com