GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Superioria/ Elbasani ndal Vllazninë, Partizani mundet në shtëpi nga Bylisi

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllet java e 11-të e Superiores, ja dy sfidat që do të luhen sot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të Premte u zhvilluan tre takime të vlefshme për javën e 26-të të Superiores.

Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Elbasanit në shtëpi. Shkodranët e nisën mirë ndeshjen duke kaluar të parët në avantazh me Deliun në minutën e 11-të. Megjithatë miqtë barazuan shifrat me Mustën, i cili shënoi me kokë në minutën e 24-t. Dy minuta më vonë, Vllaznia kishte mundësinë të rikthente avantazhin, por gjuajtja e Balajt nga penalltia, u prit nga portieri Abalora.

Ky barazim, e ngjit Vllazninë në vendin e dytë me 45 pikë, ndërsa Elbasani merr vendin e pestë me 31 pikë.

Humbje e hidhur për Partizanin, që u mposht 3-2 me përmbysje në shtëpi nga Bylisi. Të kuqtë e kryeqytetit shpërdoruan avantazhin e dyfishtë, pas golave të shënuar nga Taipi dhe Sembene.

Victor Da Silva ngushtoi diferencat në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë erdhi përmbysja. Mustapha barazoi shifrat në minutën e 71-të, para se Flamur Ruçi të shënonte golin e fitores në minutën e 92-të.

Me këtë rezultat, Partizani regjistron ndeshjen e pestë pa fitore dhe renditet në vendin e katërt me 40 pikë. Bylis renditet në vendin e shtatë me 28 pikë.

Ndërkohë, Dinamo u rikthye te fitorja në kampionat, pas katër barazimeve radhazi. Blutë e kryeqytetit triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Laçit.

Heroi i vendasve ishte Dejvi Bregu, i cili realizoi dopietë golash. Sulmuesi zhbllokoi takimin në minutën e 2-të me një supergol nga jashtë zone, ndërsa dyfishoi shifrat me penallti në minutën e 68-të.

Me këtë sukses, Dinamo ngjitet në vendin e dytë në renditje, me 44 pikë të grumbulluara, 4 më pak se Egantia kryesuese.

Në krahun tjetër, Laçi zbret në vendin e gjashtë me 30 pikë.

Ditën e nesërme, Skënderbeu do të luajnë në shtëpi përballë Egnatias, ndërsa Teuta me Tiranën.

Etiketa: Superioria

Lajme të lidhura

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë
Sport

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit
Sport

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

08:52 - 14/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Para
Kushtetuesja përfundon shqyrtimin e ankimimit të Pëllumb Gjokës për përgjimet e “SkyEcc”

Kushtetuesja s’merr në shqyrtim kërkesën e PD-së për portin e Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet
Breaking Views

Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

20:28 - 14/11/26

Protestuesit të zhvendosur përballë Kryeministrisë kanë qëlluar me gurë drejt Kryesisë së Kuvendit. Studentët dhe qytetarët vijuan marshimin në disa segmente...

Lexo më shumë
Të pathënat e Asamblesë së PS, Rama fyen deputetët: “Pa mua jeni një m…”, Majko paralajmëron humbjen e Tiranës

Të pathënat e Asamblesë së PS, Rama fyen deputetët: “Pa mua jeni një m…”, Majko paralajmëron humbjen e Tiranës

20:20 - 14/11/26
“Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush”, Rama kritikon të tijtë: Më latë vetëm, ku ishit kur Tirana u dogj?

“Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush”, Rama kritikon të tijtë: Më latë vetëm, ku ishit kur Tirana u dogj?

19:58 - 14/11/26
Nuk shuhet protesta, qytetarët dhe studentët vijojnë tubimin, policia shton forcat para Kryeministrisë

Nuk shuhet protesta, qytetarët dhe studentët vijojnë tubimin, policia shton forcat para Kryeministrisë

19:50 - 14/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com