GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Superioria/ Tirana fiton duelin direkt ndaj Laçit

22:44 - 06/03/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Superioria/ Tirana fiton duelin direkt ndaj Laçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Frymëmarrje për Tiranën në javën e 28-të të Kategorisë Superiore. Skuadra kryeqytetase mori pikët e plota në përballjen me Laçin në “Niko Dovana”, duke iu larguar disi fundit, por mbetet gjithsesi në zonën e ftohtë (vendi i tetë, që e dërgon në play out).

Bardheblutë triumfuan 4-1 përballë ekipit kurbinas, që konsiderohet rival direkt për mbijetesën.

Kjo ndeshje nisi mirë për skuadrën e Bledi Shkëmbit, që e gjeti golin që zhbllokoi takimin që në minutën e 6-të me Kolën, i cili u tregua i saktë me kokë në zhvillimet e një goditjeje të lirë.

Kundërpërgjigjja e Laçit, në fakt, ishte e shpejtë  me Traore që përfiton nga gabimi Dembele për ta dërguar topin pas shpinës së Selmanit.

Pjesa e parë u mbyll 1-1, por Tirana u kthye me një tjetër marsh në fraksionin e dytë: në minutën e 53-të Jarmouni  bën gjithçka mirë duke përmbyllur me gol një kundërsulm të shpejtë.

Golin e  sigurisë për bardheblutë e realizoi Ernest, që nuk gaboi në mundësinë që iu dha për të mposhtur Mollën. Dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt shënoi edhe Ndreca për rezultatin përfundimtar 4-1.

Me këtë sukses Tirana shkon në kuotën e 29 pikëve, vetëm dy më pak se Laçi dhe Bylisi.

Në takimin tjetër, Elbasani është ndalur nga Skënderbeu, që ia doli të marrë 1 pikë me 10 lojtarë në transfertë. Sfida e javës së 28-të u mbyll me barazim 0-0.

Ky takim ishte mjaft emocionues dhe i pati të gjitha që nga fillimi i lojës dhe deri në fund. Travera dhe shtylla ndalën Elbasanin, që kërkoi me ngulm golin. Rasti kulminant i sfidës ishte penalltia, që u humb nga Musta në minutën e 77-të.

Në anën tjetër, Skënderbeu po ashtu iu afrua fitores dhe pse luajti me 10 lojtarë për rreth 40 minuta lojë. Kështu skuadra e Gvozdenoviç dhe Gjokës duhet të kënaqeshin me ndarjen e pikëve.

Pas kësaj jave, Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me 27 pikë. Në anën tjetër Elbasani afrohet dhe 1 pikë më shumë me Partizanin, që mbyll zonën e “Final Four”. Tashmë verdheblutë janë 5 pikë larg.

Etiketa: SuperioriaTirana

Lajme të lidhura

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen
Sport

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen

12:15 - 15/03/26
Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)
Breaking Views

Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

11:53 - 15/03/26
“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij
Breaking Views

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

11:44 - 15/03/26
Para
SPAK kërkon heqjen e imunitetit për Taulant Ballën?! Reagon Prokuroria e Posaçme

SPAK kërkon heqjen e imunitetit për Taulant Ballën?! Reagon Prokuroria e Posaçme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor
Aktualitet

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

14:42 - 15/03/26

Policia njofton se Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., pasi...

Lexo më shumë
Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

14:18 - 15/03/26
Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve

Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve

14:06 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Pogradec, përballen një biznesmeni me një ekonomist

Zgjedhjet në PD Pogradec, përballen një biznesmeni me një ekonomist

13:51 - 15/03/26
Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë

12:55 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com