GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Superiorja/ Skënderbeu zyrtarisht në “Final 4”, Tirana jashtë kupave të Europës

17:56 - 11/05/24
në KRYESORE, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Superiorja/ Skënderbeu zyrtarisht në “Final 4”, Tirana jashtë kupave të Europës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendin e fundit të “Final 4” e siguron Skënderbeu, që i bashkohet Egnatias, Partizanit dhe Vllaznisë.

Skënderbeu bëri detyrën sot në Shkodër ndaj një Vllaznie të mbushur me djem të rinj dhe mbylli sezonin e rregullt në “Final 4”, duke iu bashkuar pikërisht shkodranëve, Partizanit dhe Egnatias, teksa të katër skuadrat do të duelojnë për titullin kampion.

Korçarët triumfuan me rezultatin 1-5 në “Loro Boriçi”, aty ku Brdariç vendosi të paraqitet me futbollistët që kanë marrë më pak minuta, apo të rinj të akademisë, pasi humbja i siguronte Vllaznisë edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës, duke qenë se Skënderbeu vijon të jetë i pezulluar dhe nuk garon dot aty.

Nga ana tjetër Tirana triumfoi sërish në Rrogozhinë, këtë herë me shifrat 0-3, por ky rezultat nuk mjaftoi që të bëhen pjesë e Final 4 për titullin kampion, teksa bardheblutë mbyllin sezonin në vendin e pestë.

Ky pozicion i mban me shpresë për një vend në Europë, por edhe këtë herë fati i Tiranës varet nga Egnatia, që nëse fiton Kupën e Shqipërisë ndaj Kukësit të martën në mbrëmje, atëherë u jep edhe bardhebluve një biletë europiane.

Partizani triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Erzenit, duke blinduar vendin e dytë, me pikë të barabarta me Egnatian, por me një bilanc negativ në përballjet direkte.

Në sfidat e tjera, Teuta mposhti Dinamon 1-0 me një gol në shtesë, ndërsa Laçi mposhti Kukësin 2-0, me kurbinasit që do të duhet të sigurojnë mbijetesën nëpërmjet një ndeshjeje shtesë, me fituesen e Play Off-it të Kategorisë së Parë.

Shorti për “Final Four” do të hidhet të hënën në stadiumin “Air Albania”, në orën 12:00.

Etiketa: kategoria superioreKryesore1superiorja

Lajme të lidhura

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje
Breaking Views

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë
Aktualitet

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26
Para
Kërcënimet ruse, Polonia përforcon kufirin lindor

Kërcënimet ruse, Polonia përforcon kufirin lindor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Lexo më shumë
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com