GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Superliga – Erzeni trondit Vllazninë! Laçi përmbys Teutën

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Superliga –  Erzeni trondit Vllazninë! Laçi përmbys Teutën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Superliga shqiptare mbylli javën e 19-të, teksa këtë të hënë u zhvilluan tre duele. Në 13:00 Laçi fitoi 4-3 në shtëpi kundër Teutës. Kurbinasit ia dolën të marrin tri pikë me permbysje spektakolare. Në 19:00 u zhvilluan dy duele të tjera. Erzeni fitoi 3-2 me Vllazninë në “Niko Dovana”, teksa Partizani barazoi 1-1 me Egnatian. Pas javës së 19-të, Superliga shqiptare kryesohet nga Tirana me 34 pikë, ndjekur nga Partizani me 31, Erzeni me 29 dhe Vllaznia me 28. Kukësi, Teuta dhe Kastrioti janë në zonën e ftohtë.

Në stadiumin e Laçit, vendasit fituan 4-3 me Teutën.

 Spektakolare sfida, me kurbinasit që përmbysën duelin. Lorenco Vila dhe Sherif Kallaku (11 metërsh) kaluan Teutën në avantazhin e dyfishtë në minutat 12 dhe 16, teksa Laçi barazoi me Adeleke dhe Babatunde në minutat 22 dhe 24. Pjesa e dytë vijoi me diktatin e vendasve, teksa Serxho Ujka dhe Adeleke sërish shënuan edhe dy herë të tjera (68′, 74′). Në minutën e 90 kishte vend edhe për golin e Ildi Grudës te Teuta, për të dërguar ndeshjen në rezultatin final 4-3. Laçi me 26 pikë qëndron në vendin e gjashtë momentalisht, teksa Teuta me 21 pikë pozicionohet në vendin e nëntë.

Erzeni fitoi 3-2 me Vllazninë për javën e 19-të të Superligës.

Shijakasit në “Niko Dovana” treguan se nuk janë më surprizë, duke kaluar shkodranët në renditje. Njësoj si në fazën e parë, Erzeni duket se ia ka marrë dorën Vllaznisë duke e mundur sërish. Në pjesën e parë Erzeni shënoi me autogolin e Smajlit dhe Nonaton. Në minutën e 57 Mala rihapi ndeshjen, teksa sërish Nonato shënoi për 3-1 dhe dopietën personale. Goli i Jonuzit në minutën e 81 shërbeu në fund sa për statistika, me ndeshjen që u mbyll 3-2. Erzeni me 29 pikë merr vendin e tretë, teksa Vllaznia me 28 qëndron e katërta.

Etiketa: ErzeniSuperligaVllaznia

Lajme të lidhura

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë
Sport

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit
Sport

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

08:52 - 14/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Para
Transportonte ekipin e futbollit, autobusi bie nga ura, 5 të vdekur

Transportonte ekipin e futbollit, autobusi bie nga ura, 5 të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për...

Lexo më shumë
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com