GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Surroi: Marrëveshje e panënshkruar, jo mençuri e BE-së, Lajçak përgjegjës

21:50 - 06/06/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
Surroi: Marrëveshje e panënshkruar, jo mençuri e BE-së, Lajçak përgjegjës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Publicisti Veton Surroi tha se kur flitet për siguri, ajo  në rajon  perceptohet në nivel më të ngushtë.

“SHBA e shohin sigurinë në kontekst evropiane  kontinental. E kur diçka ndodhë në kontinentet, ato janë të lidhura me Evropën Lindore, ndërlidhet me Ukrainën dhe e tërë Evropa ndodhet në një gjendje pasigurie dhe nuk nevojiten vatra të tjera të tilla”, tha Surroi në RTK.

Ai më tej theksoi se kjo duhet kuptuar drejt ashtu siç është.

I pyetur mbi deklaratën e Escobar se nuk duhet ruajtur raportet me një person që nuk bashkëpunon me SHBA-në, duke aluduar në kryeministrin Albin Kurti, ndërkohë që me popullin e Kosovës, SHBA do të jetë gjithmonë njësoj, Surroi u shpreh se “demokracitë zgjedhin liderë”.

“Derisa të ketë zgjedhje të ardhshme, kjo është qeveria me të cilën do të punohet”, tha Surroi, duke shtuar se duhet tejkaluar niveli i personalizimit, kur ka kërkesa direkte. “Shtendosje të situatës duhet të ketë ,zgjedhje duhet të ketë, kthim në dialog duhet të ketë”.

Publicisti Surroi në këtë intervistë në “RTK Prime”, u shpreh se duhet të merren parasysh edhe disa vërejtjet që bën Kosova.

“Kur është shtendosje, do të thotë krijim të ambientit të sigurisë. E kjo nuk mund të bëhet në kohën kur janë rrahur e plagosur 30 ushtarë të KFOR-it dhe nuk ka përgjegjësi juridike për këtë”, u shpreh Surroi.

Ai tha se për këtë ka pasoja politike.

Surroi u shpreh se ka raste kur jo vetëm që duhet marrë mesazhe nga jashtë brenda, por duhet dhënë mesazhe edhe nga brenda për jashtë. Ai përmendi në këtë rast, pranimin nga ana e Brukselit zyrtar që marrëveshja e Brukselit të pranohet e pa nënshkruar.

“Lajçak ka një pjesë të përgjegjësisë për këtë fazë të procesit sepse BE-ja me një vendim jo të mençur ka pranuar që marrëveshja e Brukselit të mos jetë e nënshkruar e për më tepër ka pranuar që Vuçiq të deklarojë se nuk ekziston ajo marrëveshje”, tha Surroi.

“Apo se ai do të zgjedhë se cilën pikë të marrëveshjes ta zbatojë e cilën jo”.

Ai shtoi se në këso kushtesh, ndërmjetësi duhet t’i ndizet drita e alarmit e të thotë se-“ngadalë, kjo është marrëveshje obliguese si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”.

Sidoqoftë, publicisti Surroi tha se Kosova jo vetëm që e ka pranuar se marrëveshja është e obligueshme, por ka ofruare dhe ta nënshkruajë, ndërkohë që këtë nuk e ka bërë Serbia.

“Këtu kemi të bëjmë me një problem të madh juridik që reflektohet edhe në procesin negociator sepse Kosova është shumë e interesuar të shpejtohet ky proces”.

Ai rikujtoi se shtyrja e mbajtjes së zgjedhjeve në veri të vendit është bërë pas kërkesës së ndërkombëtarëve vetëm për të siguruar pjesëmarrjen e Listës Serbe me garanci se ata do të marrin pjesë.

“Tani i kërkohet Kosovës dhe i jepen porosi një kahesh, ndërkohë që ato janë dy kahesh. Në mënyrë që të arrihet marrëveshje, duhet të dëgjohet edhe argumenti i Kosovës e që ka logjikë”, tha Surroi, sipas të cilit, nëse duhet ambient i sigurt, duhet krijuar paketë e sigurisë për shtendosje të situatës.

LIVE: Surroi: Escobar e Lajçak paraqitën kërkesa e jo ultimatume

Publicisti Veton Surroi, i cili njëkohësisht është edhe konsulent i jashtëm i Qeverisë së Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi, i ftuar në emisionin “RTK Prime”, tha se duke folur vetëm në emrin e tij personal, deklarimet e fundit të emisarit amerikan, Gabriel Escobar, se brenda dy ditësh duhet gjetur zgjidhje për situatën në veri, duhet lexuar si një porosi serioze dhe më shumë si një kërkesë sesa një ultimatum.

Ai tha se kjo kërkesë është që të jepet përgjigje në disa pyetje konkrete dhe se përgjigjet nuk janë larg tyre.

Ai tha se në asnjërën prej këtyre pyetjeve nuk ka refuzim sikurse në kërkesën për shtendosje të situatës e ku Kosova është e interesuar për këtë apo atë se duhet të ketë zgjedhje, natyrisht se duhet të ketë zgjedhje.

“Çështja është se si të gjitha këto të futen në paketë e cila është nga njëra anë e aplikueshme e nga ana tjetër të krijojë rezultatin  duhur, pra zgjedhje jo vetëm për sy e faqe por zgjedhje që të prodhojë një pushtet legjitim”, tha Surroi.

Sipas tij, kur thuhet e duhet rifilluar procesi negociator, është Kosova gjithmonë e para që ka kërkuar të fillojë e rifillojë me seriozitet e të zbatohen marrëveshjet që kryeministri Kurti ka ofruar dy herë që t’i nënshkruajë.

Surroi tha se porositë janë dhënë dhe ato tregojnë disponimin dhe një lloj ndjeshmërie të veçantë negative, por thotë se duhet përqendruar tek thelbi i porosive.

“E kjo është dalja nga një proces i menaxhimit të krizave në një proces negociator serioz”.

Publicisti Surroi rikujtoi se krizën nuk e shkaktoi Kosova. “Kriza u paralajmërua që në fillim në nëntor të vitit të kaluar kur u tërhoqën policët dhe zyrtarë komunalë nga komunat në veri”, u shpreh ai, duke shtuar se zgjedhjet nuk i deshën partitë politike shqiptare.

“Nuk është se PDK, LVV apo ndonjë parti tjetër besonte se do të administrojnë me Zveçan apo ndonjë komunë tjetër. Ishte nevoja për të përmbushur një zbrazëti ligjore”, tha Surroi, sipas të cilit, deri më tash ka pasur menaxhim të krizës nga ana e Kosovës e krijuar artificialisht nga ana e Listës Serbe me direktivë nga Beogradi./RTK

Etiketa: BEMiroslav Lajçakveton surroi

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Avokati i Dakos: Akuzohet për shpërdorim detyre, një kallëzim e ka bërë Xhaferri

Avokati i Dakos: Akuzohet për shpërdorim detyre, një kallëzim e ka bërë Xhaferri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com