GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sylvinho: Me Andorrën ndeshje e vështirë, do zgjedh lojtarët që japin shpirtin në fushë

11:35 - 07/11/25
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Sylvinho: Me Andorrën ndeshje e vështirë, do zgjedh lojtarët që japin shpirtin në fushë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sylvinho bëri publike ditën e sotme listën e të grumbulluarve për duelet me Andorrën dhe Anglinë. Duele këto të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe që do të vendosin edhe “fatet” e Kombëtares tonë në këtë turne.

Braziliani ka analizuar të përzgjedhurit për këtë sfidë, ndërsa ka analizuar edhe duelet e ardhshme të kuqezinjve.

Lista? Unë e kam thënë gjithmonë, se po bëhen 3 vite që jemi këtu dhe po vjen një moment shumë i bukur, që po mbyllet një vit e më pëlqen që të vij në grumbullimin e fundit në kushte për të konkurruar për një play-off. Është shumë e  bukur, deri këtu është mirë, kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme. E kam thënë që nuk është ende momenti që të marrim lojtarë që luajnë 100%. Por nuk ka qenë kurrë momenti ynë. Kemi marrë lojtarë edhe jashtë ekipi, ne për fat të keq kemi një limit, nuk është se kemi 70-80 lojtarë, monitorojmë 40-45. Bajrami ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me ne, por prej 3 vitesh, kush është golashënuesi më i mirë i yni? Është zoti Bajrami me 7 gola, pra duhet të shënojmë dhe shoh listën e them 7 gola. Pastaj Asani 6, Manaj 4. Përtej kësaj, Bajrami më jep besim kur del në fushë. Bajrami është një futbollist që unë kam shumë besim. As ai nuk ëstë i lumtur që nuk po luan dhe ne kemi grumbulluar edhe herë tjera futbollistë që nuk kanë luajtur rregullisht. Është koha t’u japim besimin këtyre që kemi grumbulluar.

A është momenti që në Andorra të mos mjaftohemi vetëm me një fitore minimale? Në fakt do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e vlerësojmë shumë. Në sfidat e fundit ka marrë një barazim dhe është mposhtur nga Serbia. Ishte një ndeshje e vështirë dhe mund të kishte marrë barazimin.

Luajnë me zemër e shpirt, japin 100% në fushën e lojës. Nuk dua të bëj llogari tani, por duhet të përqendrohemi te ndeshja dhe të bëjmë lojën tonë. Ne kemi vetëm 1 humbje dhe do të luajmë për fitore ndaj Andorrës.

Paraqitja e Medon Berishës do marrë më shumë minuta në Kombëtare? Medon Berisha është duke luajtur mirë dhe kjo na lumturon shumë. Më pëlqen shumë si lojtar dhe ne e morëm në Europian për të fituar eksperiencë se na duhet për të ardhmen. Nuk ka marrë shumë minuta, pasi ka disa limite me zëvendësimet. Vjen në këtë grumbullim me ajër tjetër.

Nazmi Gripshi ka mundësi për rikthimin? Më ka pëlqyer, është inteligjent dhe luan shumë mirë. Kampionati ka mbaruar dhe ka 15 ditë që është me pushime dhe ne kemi nevojë për futbollistë që janë duke u stërvitur. Nuk flas dot për të ardhmen, për momentin duhet të fokusohemi te duelet me Andorrën dhe Anglinë.

Rikthimi i Ardian Ismajli dhe Indrit Tuci? Jam shumë i lumtur për rikthimin e Ismajlit. Ka kaluar një dëmtim dhe po merr minuta. Është një futbollist që ne e kemi prej vitesh dhe që na jep besim.

Tuci ka humbur pak kohë për shkak të transferimit të tij diku tjetër. Transferohet në një futbollist që luan mirë në zonë. Në momentin që hyn në fushë të jep mundësinë të shënon. Është një lojtar inteligjent dhe që bën mjaft mirë.

Kanë ndryshuar kriteret për përzgjedhjen e lojtarëve? Kriteri ka qenë gjithmonë i tillë. Ne nuk grumbullojmë një lojtar që luan me Realin dhe një që nuk luan fare. Unë grumbulloj futbollistë se si më përgjigjen mua në fushë. Marr shembull Rey Manaj. Në shtëpinë tonë me Serbinë humbi një penalllti dhe të gjithë e konsideruan si lojtar që nuk duhet të grumbullohet, teksa në Leskovas shënoi dhe na dhuroi 3 pikë. Është një lojtar i rëndësishëm dhe mënyra se si përgjigjet secili në fushë më bën t’i grumbulloj. Kemi bërë mirë në ndeshjet e fundit dhe do të synojmë të marrim maksimumin.

Arbnor Muja? Janë dy gjëra të ndryshme, karakteristikat dhe kriteri. Është një futbollist që luan si mesfushor dhe nuk ka shumë karakteristika sulmuese. Është shumë inteligjent me topin dhe që kanë kapacitet për të shënuar në fazën ofensive. Broja dhe Asani e bëjnë shumë mirë lojën në krah. Muja ka karakteristika të një mesfushori që ekuilibron lojën. Është çështje karakteristika lojtarësh se si kritere”, ka përfunduar braziliani.

Etiketa: andorralojtarëSylvinho

Lajme të lidhura

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen
Breaking Views

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak
Sport

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Para
PD: Universiteti i Sporteve, fabrikë diplomash të pavlefshme me bekimin e Ministrisë – qindra studentë në pamundësi për t’u punësuar

PD: Universiteti i Sporteve, fabrikë diplomash të pavlefshme me bekimin e Ministrisë – qindra studentë në pamundësi për t’u punësuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten
Aktualitet

Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten

10:03 - 19/03/26

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Sali Berisha ka dhënë një deklaratë gjatë ditës së sotme nga Bruksli ku po merr...

Lexo më shumë
Shqipëria në fund të renditjes europiane për lumturinë, shkak korrupsioni dhe “mungesa” e miqve

Shqipëria në fund të renditjes europiane për lumturinë, shkak korrupsioni dhe “mungesa” e miqve

09:53 - 19/03/26
Korçë, rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë. Në Vlorë, lundrimi pezullohet deri në fund të nëntorit

Zbardhen zonat malore të juglindjes, dëbora mbulon Dardhën dhe Voskopojën

09:49 - 19/03/26
Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni  i Kuvendit në Bundestag, reagon PD: Kryetari merr urdhra nga Balla

Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni i Kuvendit në Bundestag, reagon PD: Kryetari merr urdhra nga Balla

09:34 - 19/03/26
Protestat e opozitës, Maliqi kërkon aksione dhe jo fjalë: Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit

Protestat e opozitës, Maliqi kërkon aksione dhe jo fjalë: Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit

08:56 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com