GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sylvinho, një vit si kuqezi!

21:39 - 08/01/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Silvinjo: Ja si e gjetëm Asanin, ideja e projektit tonë është…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Braziliani u prezantua në zyrat e FSHF me 9 Janar, kualifikimi në Euro2024 u shoqërua me rekorde

“Kemi shumë dëshirë që të bëjmë mirë, të sjellim rezultate pozitive, që ta çojmë Kombëtaren shqiptare në vendin e duhur. Për këtë arsye jemi këtu”.

Ky ishte premtimi i bërë nga trajneri Silvinjo në konferencën e prezantimit si timonieri i Kombëtares shqiptare 9 Janarin e vitit 2023. Objektiv që 12 muaj më pas është arritur, me brazilianin që ka shkëlqyer nën dirigjimin e kuqezinjve. Kualifikimi në finalet e Euro2024 ishte ajo që u kërkua nga FSHF para hedhjes së firmës në kontratë të 48-vjeçarit.

Rezultatet pozitive nën drejtimin e tij u kurorëzuan me pjesëmarrjen e dytë në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në kontinentin e vjetër. Në 9 duele mes kualifikueseve dhe miqësores me Bullgarinë, kombëtarja e Silvinjos koleksionoi 5 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Nën drejtimin e brazilianit, kuqezinjtë fituan grupin E, me 15 pikë, për të vendosur kështu rekorde.

Për herë të parë, kombëtarja jonë koleksiononte një total të tillë pikësh dhe fitonte një grup kualifikues. Edhe forca sulmuese bëri diferencën, pasi u shënuan 14, ndërsa mbrojtja pësoi vetëm 4, për të qenë ndër më të mirat në Europë.

Një tjetër fakt është që me Silvinjon në stol shënojnë thuajse të gjithë. 8 lojtarë të ndryshëm kanë realizuar me fanellën kuqezi gjatë vitit 2023, për të ngritur në peshë tifozët jo vetëm në stadium.

Suksesi me kualifikimin në Euro2024 mund ta shtyjë Sylvinhon për të bindur akoma dhe më shumë FSHF për t’i ofruar rinovim të kontratës që skadon në fundin e Qershorit. /Klan News/

Etiketa: kombetarekuqeziSylvinho

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
9 arsyet që të çojnë drejt tradhtisë

9 arsyet që të çojnë drejt tradhtisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com