GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Sylvinho pas fitores në miqësoren me Jordaninë: Një dhimbje koke e mirë…

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Sylvinho pas fitores në miqësoren me Jordaninë: Një dhimbje koke e mirë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shfaq i kënaqur pas fitores 4-2 ndaj Jordanisë, duke e cilësuar rezultatin si një hap të rëndësishëm për vazhdimësinë e skuadrës.

Tekniku brazilian vlerësoi jo vetëm paraqitjen e ekipit, por edhe kontributin e lojtarëve që debutuan me fanellën kuqezi në këtë sfidë miqësore.

“Sot është një ditë speciale, për rezultatin e djemtë. Por edhe për Hysjan, se është një rekord i rëndësishëm për vendin e federatën. Ai është një lojtar që na jep gjithmonë gjithçka. Si shumë lojtarë bën mirë apo jo, por ai po bën një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe komplimente atij dhe familjes së tij.

Nuk është e thjeshtë se duhet menduar për gjithë ekipin, të fitosh e bësh mirë. Nuk duhet të gabosh se nuk ka shumë miqësore dhe në kombëtare e dini që gjërat janë të shpejta. Dajsinani bëri shumë mirë, më pëlqeu edhe Klisman, Gripshi në skuadrën e tij bën diçka ndryshe. Por teknikisht është i rëndësishëm. Sot provuam Bajramin djathtas, kemi parë gjëra interesante, por edhe për rezultatin jemi të kënaqur.

Kjo është një dhimbje koke e mirë për një trajner. E kam thënë që kombëtarja është e hapur, ndjekim Gripshin, Klisman e të tjerë. Kemi një listë me 10 lojtarë që i ndjekim, ndonjë mund të afrohet, i lumtur për ta. Sa më shumë dhimbje koke një trajner, aq më mirë, është shenjë e mirë. Ata duhet të luajnë, të bëjmë mirë, pastaj të shohim, por jam i lumtur për të gjithë ata.

Hoxha po bën mirë me skuadrën e tij, para 10 ditësh kishte një dëmtim të lehtë, e thirrëm dhe e pamë. Ai erdhi, bëri punë me ne, nuk humbi asnjë stërvitje, ai po bën mirë, me Serbinë hyri mirë. Sot bëri një ndeshje shumë të kompletuar, krenarë për të, po rritet si futbollist, po bën më shumë ndeshje, shënon, jam shumë i lumtur.

Mihaj? Unë kam parë gjithë ekipin mirë, është momenti për të, një mundësi, jo një test. Është një mundësi që një lojtar të shohë veten. Nuk besoj se duhen hedhur të gjithë 11 që nuk kanë luajtur bashkë, ndaj bëj 4-5-6 zëvendësime. Ai ka një rrugëtim prej dy vitesh me ne, është i sigurt, inteligjent, njeh konceptet tona, ka bërë Europianin me ne. Ai është një mbrojtës qendre si të tjerë që kemi, ka bërë një ndeshje të mirë.

Mehmeti? Duhet të jem i kujdesshëm kur të flas për një lojtar që nuk kam. Kam 24 lojtarë për të cilët kam përgjegjësi, pastaj për grumbullimet flasin të gjithë. Ne kemi 45-50 lojtarë, për çdo 23 që merr, ka të tjerë jashtë. Ne shkojmë sipas kundërshtarëve dhe pastaj karakteristikave. Unë kam marrë avionin e kam shkuar ta shoh te Bristol në Championship, ai luan në të majtën, nuk është i djathë. Në të majtën kemi mbingarkesë, janë Hoxha, Uzuni, Bajrami, edhe Broja mund ta bëjë, Muçi luan në atë krah, Mehmeti është një tjetër. Kemi 6 që mund ta bëjnë, ndërsa në të djathtën kemi Asanin, Brojën e ndoshta Muçollin. Kërkoj ndjesë, nuk është momenti ky. Por janë të gjithë në konsideratë, pastaj bëhet një zgjedhje”, tha Sylvinho.

Etiketa: Silvinho

Lajme të lidhura

Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar
Sport

Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar

20:01 - 22/08/26
“Futboll, jo urrejtje”/ Trajneri serb i Elbasanit flet shqip: Duhet të bashkëjetojmë!
Sport

Barazimi 1-1 me Laçin, trajneri Gvozdenovic nuk fshihet: S’jam i kënaqur me rezultatin

19:04 - 22/08/26
Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët
Sport

Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

18:12 - 22/08/26
Para
Reperi më i pasur në Shqipëri? Menaxherja e VIP-ave: “On top” është…

Reperi më i pasur në Shqipëri? Menaxherja e VIP-ave: "On top" është…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke

21:19 - 22/08/26

Një prej aktivistëve u bëri thirrje protestuesve të ruajnë bashkimin dhe të vijojnë rezistencën për ndryshimin politik. Aktivisti u shpreh...

Lexo më shumë
23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën

23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën

21:08 - 22/08/26
Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare

Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare

20:54 - 22/08/26
Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

20:41 - 22/08/26
Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

20:17 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com