GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sylvinho: S’e kam vendosur formacionin, e rëndësishme të bëjmë…

18:12 - 06/09/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sylvinho: S’e kam vendosur formacionin, e rëndësishme të bëjmë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, mendon se ndaj Çekisë do të luhet një ndeshje shumë e rëndësishme, por jo vendimtare për kualifikimin. Sipas tij, llogaritë do të bëhen në nëntor. Përqendrimi duhet të jetë maksimal në ndeshjen e radhës, përballë një ekipi shumë të fortë.

Çfarë u keni thënë futbollistëve, si i keni motivuar?

Është një ndeshje e rëndësishme. Koha nuk ka qenë e gjatë dhe sigurisht jam shumë i lumtur që skuadra, të gjithë futbollistët (23) duan të zbresin në fushë. Kemi punuar shumë, individualisht edhe në grup. Puna më e madhe bëhet jashtë fushë.

Është një takim shumë i fortë, shumë prej lojtarëve kanë luajtur ndeshje të tilla. Për këtë jam shumë i lumtur.

Mungesa e Laçit? Do të jemi Shqipëri sulmuese apo e kujdesshme?

Nuk e kemi vendosur formacionin. Jemi në rrugë të mbarë dhe nuk mund të bëjmë prapa. Nesër në mëngjes do të bëjmë stërvitjen e fundit, do të flasim me futbollistët dhe ata që ndihen 100% të gatshëm, do të luajnë.

Përqendrimi duhet të jetë maksimal, 100%. Çekia ka lojtarë shumë të fortë. Ne, si skuadër, kemi formën tonë të të luajturit, duhet të ecim në rrugën e duhur, të shohim nesër.

Mendoni se me një rezultat pozitiv Shqipëria afrohet me kualifikimin?

Pas ndeshjes së nesërme kemi edhe 50% të takimeve për të luajtur. Llogaritë do të bëhen në nëntor. Jam shumë i bindur se të dyja skuadrat do të luajnë për të fituar. Shpresoj që të marrim pikë nesër.

Është e rëndësishme të bëjmë një paraqitje të mirë, mbase edhe mund të fitojmë, por kemi përballë një Çeki shumë të fortë me një trajner ekspert. Por edhe ne kemi cilësi, jemi në kushte të barabarta në këtë drejtim.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria më tepër për të fituar?

Niveli i përqendrimit duhet të jetë shumë i lartë. Kur rritet niveli teknik dhe fizik, një gabim mund të të kushtojë. Duhet të futemi në fushë me zemër, siç kemi bërë edhe më herët. Duhet të gabojmë sa më pak.

Sa kohë keni harxhuar duke parë videot e kundërshtarit?

Që nga 31 korriku, pasi u ktheva nga pushimet, kam ndjekur shtatë ndeshje të Çekisë./SSA

Etiketa: shqipëriaSylvinho

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Luizi sërish në Eurovision? Kompozitori ngre dyshime

Luizi sërish në Eurovision? Kompozitori ngre dyshime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancën plenare ku në rendin e ditës është një interpelancë me ministrin...

Lexo më shumë
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com