GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sylvinho: Të tregojmë veten ndaj Kilit, unë monitoroj gjithçka!

20:16 - 21/03/24
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Sylvinho: Të tregojmë veten ndaj Kilit, unë monitoroj gjithçka!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmjen e së premtes, (20:45) Kombëtarja shqiptare do të sfidojë në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës, Kilin në testin e parë zyrtar para fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit.

Një ditë para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp në kuadër të kësaj sfide, nga ku tekniku Sylvinho u shpreh se, ndaj Kilit pret një ndeshje të bukur e të fortë, teksa i konsideroi kundërshtarë si një ekip me emra të mëdhenj.

Përtej sfidës, Sylvinho foli edhe për “yjet” e sulmit, teksa u shpreh se ekziston mundësia, që Rey Manaj e Armando Broja të luajnë të dy në repartin ofensiv.

Kuqezinjtë vijnë në këtë takim me mjaft optimizëm, ku do luhet për një rezultat pozitiv para Europianit. Trajneri i Kombëtares, natyrisht pati edhe rezerva, duke mos preferuar të zbulojë gjithçka para ndeshjes.

“Nesër do të kemi një stadium të mbushur plot me tifozë shqiptarë dhe natyrisht do të jetë një sfidë e bukur. Doja të falenderoja gazetarin nga Kili, për pytjen që i bëri Gjimshitit, por siç tha edhe kapiteni ne aktualisht nuk po mendojmë për Evropianin. Lojtarët prej tre ditësh janë të grumbulluar dhe flasin vetëm për dy ndeshjet miqësore, ndaj Kilit e Suedisë. Dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështirë.

Ndërkohë kemi përballë një Kombëtare të madhe, që nuk ka në ekip vetëm një emër të madh si Alexis Sanchez, por edhe Diaz, Vargas e Perez, por nuk duhet harruar edhe që Kili është një skuadër që ka marrë pjesë 9 herë në Kupën e Botës. Është skuadër që është mësuar të luajë me emra të mëdhenj dhe sigurisht që për mua si amerikano-latin është një sfidë e veçantë, por padyshim si trajner i Shqipërisë do të jetë një emocion tjetër”.

Lojtarët e dinë që jemi afër Europianit. Ne jemi të grumbulluar prej tri ditësh, por flasim vetëm për Kilin dhe Suedinë. Nuk janë vetëm miqësore, duhet dhënë maksimumi në këto ndeshje.

Ndjesi e bukur si amerikano-latin që jam kjo ndeshje ndaj Kilit. Do të jetë kënaqësi të luajmë këtë ndeshje në një stadium të mbushur plot me tifozët shqiptarë. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur. A mund të luajnë së bashku.

Broja dhe Manaj? Është një moment i veçantë dhe i bukur për ne. Manaj dhe Hoxha për herë të parë me ne, pothuajse hera e dytë për Brojën. Ka ardhur edhe Sherri, i cili ka qenë edhe njëherë tjetër, por nuk ka luajtur. Po, në futboll është gjithçka e mundur.

Broja dhe Manaj kanë karakteristika të ndryshme, do t’i vlerësojmë të dy çdo ditë, por edhe të tjerët. Të gjithë. Nuk është problem për mua t’i aktivizoj të dy bashkë. Gjithçka mund të ndodhë në futboll.

Në këto momente, askush nga ne nuk mendon për listën finale. Kili dhe Suedia janë skuadra të forta, mendojmë vetëm për ta. Nuk është momenti për listën finale të Europianit.

Është momenti të vlerësojmë të gjithë futbollistët, në sensin pozitiv. Edhe ata që nuk janë i kemi në konsideratë. Mujën, Dakun, Gjasulën, të gjithë. Nuk e mbaj mendjen te lista, është momenti të mendojmë për Kilin dhe Suedinë.

Pata një eksperiencë si asistent i Tites te kombëtarja Brazilit, zhvilluam një Botëror. Eksperiencë shumë e bukur. E kisha një aventurë në Kombëtare, gjë që ndikoi që të merrja drejtimin e Shqipërisë.

Dera e Kombëtares është e hapur. Në klub ke 23-24-25 lojtarë, janë shumë, monitorojmë shumë lojtarë. Unë vëzhgoj dhe analizoj. Vëzhgoj cili luan disa minuta, pak apo fare. Vëzhgoj se cili luan mirë, kjo është detyra ime”.

Uzuni- Ky është momenti për të menduar për dy miqësoret. Nuk mendoj në asnjë çast për Europianin. Jo vetëm unë, por edhe stafi dhe Federata janë të fokusuar këtu dhe s’po mendojmë finalet e Euro2024. Po luajmë me Kilin dhe Suedinë që janë të forta dhe vijnë me dy trajnerë të rinj dhe ka shumë uri. Ne mund t’i shohim me kujdes lojtarët dhe t’i provojmë të shohim si është situata e gjithësecilit.”

Brazili- Kam qenë ndihmës i Tites dhe ka qenë diçka e bukur. Fakti që kam punuar me një kombëtare më ka dhënë eksperiencë. Të punosh në një kombëtare sigurisht që është ndryshe nga klubet. Dera është gjithmonë e hapur dhe ka ndryshime, ndërsa në klube ke 23 lojtarë dhe deri në merkato nuk ndryshon dot. Unë dua që lojtarët të luajnë shumë me klubet e tyre, por unë vëzhgoj. Sa i përket eksperiencës me Mancinin te Interi ka qenë fantastike. E vlerësoj sepse më ka dhënë shumë.”” – Tha ai.

Lajme të lidhura

Pas humbjes në derbi, trajneri i Tiranës: Jemi të rënduar psikologjikisht
Breaking Views

Pas humbjes në derbi, trajneri i Tiranës: Jemi të rënduar psikologjikisht

21:57 - 07/12/25
VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions
Breaking Views

VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions

20:48 - 07/12/25
Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi
Breaking Views

Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi

20:20 - 07/12/25
Para
Berisha: Klosi dhe Berberi janë hajdutë-kurbanë të Ramës dhe Ballukut

Berisha: Klosi dhe Berberi janë hajdutë-kurbanë të Ramës dhe Ballukut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë
Aktualitet

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e Jared Kushner, një nga investitorët potencialë në projektet turistike...

Lexo më shumë
Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

09:06 - 08/12/25
“Dita e Rinisë”, 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përkujtohet 35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90

08:58 - 08/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:33 - 08/12/25
Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë

Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë

08:13 - 08/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com