GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ta bëjmë edhe tokën bujqësore beton! Rama i hap rrugë ndertimeve në pemishte e ullishte

09:06 - 09/09/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ta bëjmë edhe tokën bujqësore beton! Rama i hap rrugë ndertimeve në pemishte e ullishte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Parcelat e klasifikuara si pemëtore apo ullishte por që nuk kanë pemë dhe prodhim, mund të aktivizohen për ndërtim në projekte që miratohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit por paraprakisht duhet ta vërtetojnë këtë.

Një vendim i mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU) në 25 gusht, nën emërtimin “Për përcaktimin e procedurave të evidentimit në terren të pasurve zë kadastral “pemëtore” apo “ullishte” gjatë shqyrtimit të aplikimit për lejë zhvillimi/ndërtimi në kompetencë të KKUT-së” parashikon pikërisht këtë aspekt.

Kështu pika 1 e vendimit përcakton se “për të gjitha vendimmarrjet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, në rast se projekt – propozimet shtrihen mbi pasuri me zë kadastral “pemëtore” apo “ullishte”, në të cilat nga evidentimi në terren rezulton të mos ketë pemëtore, drufrutorë ose ullinj, subjekti duhet të depozitojë pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit si Sekretariat Teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse, dokumentacionin përkatës.

Së pari procesverbal i gjendjes faktike të sipërfaqes së tokës ullishte apo me kultura drufrutore në terren, të shoqëruar me foto të gjendjes ekzistuese, i mbajtur nga topografi, i cili deklaron se pasuria e cila është verifikuar, është e njëjta sipas dokumentit të pronësisë, dhe agronomi, i cili verifikon gjendjen faktike mbi ekzistencën ose jo të kulturave drufrutore apo ullinjve.

Procesverbali, nënshkruhet gjithashtu nga pronari i pasurisë apo përfaqësuesi i zhvilluesit të projekt propozimit. Së dyti deklaratë noteriale e përbashkët midis zhvilluesit dhe eksperti që ka hartuar procesverbalin e gjendjes faktike, të cilët deklarojnë nën përgjegjësinë e tyre të plotë civile dhe penale për vërtetësinë e dokumentacionit të depozituar.

Pas depozitimit të dokumentacionit

Vendimi i KKUT përcakton se pas depozitimit të dokumentacionit bëhet edhe konfirmimi i gjendjes faktike të parcelës.

–    Për sipërfaqet deri në 0.1 ha, konfirmimi i gjendjes faktike të pasurive, për të cilat është deklaruar që nuk ka pemëtore/ drufrutorë, kryhet nga specialisti agronom përkatës pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore brenda 5 ditëve pune. Në rast se njësia e vetëqeverisjes vendore nuk përgjigjet brenda afatit 5 ditor, konfirmimi kryhet nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse.

–     Për sipërfaqet mbi 0.1 ha, konfirmimi i gjendjes faktike të pasurive, për të cilat është deklaruar që nuk ka pemëtore/ drufrutorë, kryhet nga specialisti agronom përkatës pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse, brenda 5 ditëve pune. Në rast se njësia e vetëqeverisjes vendore nuk përgjigjet brenda afatit 5 ditor, konfirmimi kryhet nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse brenda 5 ditëve.

–     Për sipërfaqet deri 0.1 ha, konfirmimi i gjendjes faktike të pasurive, për të cilat është deklaruar që nuk ka ullinj, kryhet nga specialisti agronom përkatës pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse, brenda 5 ditëve pune. Në rast se njësia е vetëqeverisjes vendore nuk përgjigjet brenda afatit 5 ditor, konfirmimi kryhet nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse brenda 5 ditëve.

–     Për sipërfaqet mbi 0.1 ha, konfirmimi i gjendjes faktike të pasurive, për të cilat është deklaruar që nuk ka ullinj, kryhet nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse dhe specialisti përkatës i MBZHR, brenda 5 ditëve pune.

Pas konfirmimit të kryer nga njësia e vetëqeverisjes vendore apo Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor përkatëse Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit mund të vijojë me procedurat përkatëse për lëshimin e dokumentit të lejes së zhvillimit apo ndërtimit.

Një kopje e konfirmimit të kryer nga njësia e vetëqeverisjes vendore apo Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor depozitohet edhe pranë Drejtorisë përkatëse Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës./Monitor.al

Etiketa: Kryesore1ndertimepemishteRama

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Dy aksidente gjatë orëve të fundit në Gjirokastër, një person përfundon në spital

Dy aksidente gjatë orëve të fundit në Gjirokastër, një person përfundon në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com