GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Ta mëson Lali Eri”/ 760 mln lekë pa garë për shkollë biçikletash

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ta mëson Lali Eri”/ 760 mln lekë pa garë për shkollë biçikletash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Erion Veliaj bën propagandë me fëmijët, por edhe fiton lekë! Ndryshe nga “Akademia e Barinjve” të Krifcës që mbeti thjesht anektodë, Veliaj i realizon “ëndrrat”. 760 milionë lekë do të shpenzohen nga buxheti i bashkisë për të ndërtuar një “shkollë biçikletash” në Tiranë.  “Shumë shpejt në vend do të hapet Akademia e Biçikletave. Së bashku me dhjetëra vogëlushe që po mësonin rregullat e qarkullimit në ditën e biçikletave”, deklaroi Erion Veliaj 3 vjet më parë.

Kur kjo çështje u harrua nga publiku, Veliaj nxjerr nga sirtari këtë projekt tani që po afrojnë zgjedhjet. Më datë 12 dhjetor 2022, kryebashkiaku ka firmosur dokumentet e tenderit “Shkolla e biçikletave, për grupmoshat 7-10 vjeç”. Rrjedhimisht, në këtë pikë lind pyetja; pse na u dashka një akademi për të mësuar biçikletën?! Nuk ka nevojë për kaq shpenzime që të mësohet biçikleta! Është një diçka që në pak ditë praktikë mësohet lehtë, sidomos nga fëmijët.

Në fakt, ky fishekzjarr fsheh mashtrimet e Lali Erit. Akademia është thjesht një truk për përvetësuar lekë. Kjo kontratë nuk u ka shpëtuar abuzimeve, të cilat Veliaj i lë si prova nëpër dokumente. Open Data Albania ka evidentuar se ky tender nuk është dhënë me konkurrencë. Gjatë këtij prokurimi janë paraqitur oferta 12 firma. 11 nga këto oferta janë skualifikuar menjëherë me argumentin se nuk kanë deklaruar numrin e plotë të punonjësve që do merren me këto ndërtime dhe kanë deklaruara më pak kamionçina nga se kërkon Veliaj!

Kështu, në tender mbeti e vetme firma  “NG STRUCTURES” shpk, në pronësi të  Hekuran Hoxhës.  Ajo ka marrë trofeun pa u zhvilluar një garë e mirëfilltë, edhe pse disa nga kompanitë e tjera kanë paraqitur ofertë 10 mln lekë më lirë. Kontrata mban “Flamurin e Kuq”, por sërish planet e Veliajt vijojnë pa asnjë kontroll.

 

Përse do të harxhohen paratë?

Në dokumente thuhet se 73,762,870.85 lekë të reja do të shpenzohen për punime dhe montime. Ndërsa 2,982,700.87 lekë të reja do të shpenzohen për pajisje (në këtë rast biçikleta). Punimet janë të llojit si gërmime; betonizim, ndërtim i godinës dhe montim. Për këto Lali Eri do të shpenzojë 760 milionë lekë në fundvit.

 

Diçituara punimet

 Më saktë, këto qindra milionë lekë shkojnë për të justifikuar skandalet dhe vjedhjet me korsitë e biçikletave, që Veliaj i ka prezantuar si kryevepër. Sipas të dhënave të dokumentit, Akademia e Bicikletave do të ndërtohet pranë zonës së  stadiumit. “Zona, ku ndodhet objekti i planifikuar për ndërtim, është e pozicionuar mjaft afër në raport me Stadiumin “Air Albania,  përcakton projekti. I vetmi shesh i gjelbër, dikur aneks i stadiumit, i mbetur në mes të pallateve të oligarkëve, tashmë do të betonizohet!

 

Nga fotot e mëposhtme duket qartë  që Veliaj do të hedh beton në të vetmen pjesë që ka mbetur e paprekur. Madje para disa javësh aty përfundoi dhe një korsi për biçikleta.

 

Dicitura pamjet

Siç e thamë më sipër, kjo “shkollë” po shpiket, për të mbuluar abuzimet me fondet tona dhe për të vazhduar me to. Me siguri do të pyesnit, si ka mundësi që ngrihet një “akademi biçikletash”, kur nxënësit në shumë shkolla mësojnë me turne? Ja pra që korrupsioni i çon vendimet deri në absurditet!

Lexo edhe: Dhurata për Krishtlindje/ Veliaj u fal 330 mln lekë 3 biznesmenëve

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: akademiopunimepunimeshkolla e bicikletaveshpenzimestadiumiVeliaj

Lajme të lidhura

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë
Breaking Views

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Para
“Ka bërë dhe burg”, Megi Pojani tregon anën ‘e errët’ të babait

“Ka bërë dhe burg”, Megi Pojani tregon anën ‘e errët’ të babait

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha nga Brukseli: Narkoshteti i Ramës është kthyer në rrezik të madh për Shqipërinë dhe rajonin
Aktualitet

Berisha nga Brukseli: Narkoshteti i Ramës është kthyer në rrezik të madh për Shqipërinë dhe rajonin

11:14 - 14/07/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi nga Brukseli kryeministrin Edi Rama për lidhjet me kartelet e drogës dhe krimin...

Lexo më shumë
UEFA Champions League/ Egnatia synon kualifikimin në shtëpi, kampionët presin Petrocub në “Arena Egnatia”

UEFA Champions League/ Egnatia synon kualifikimin në shtëpi, kampionët presin Petrocub në “Arena Egnatia”

10:57 - 14/07/26
Ndahet nga jeta aktori i njohur Todi Llupi, ikona e humorit dhe teatrit fierak

Ndahet nga jeta aktori i njohur Todi Llupi, ikona e humorit dhe teatrit fierak

10:40 - 14/07/26
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë

Salianji: Deputetët demokratë ishin kundër bojkotit, por Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:17 - 14/07/26
Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe, financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024

Afro 74% e shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për ilaçe

10:04 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com