GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tabaku: 1 në 2 procedura për prokurimet publike rezulton me shkelje

18:45 - 07/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Tabaku: 1 në 2 procedura për prokurimet publike rezulton me shkelje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas deklaratës së kreut të Komisionit për Prokurimet Publike, Jonajd Myzyri në Kuvend i cili prezantoi raportin për vitin 2021, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku. Tabaku tha gjatë fjalës së saj se sot 50% e tenderave jepen pa garë në limt të vlerës dhe kjo sipas saj tregohet edhe në raportin shqetësues që ka publikuar Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“Raporti shqetësues i cili thotë: 54% e procedurave të audituara, kanë qenë të gjitha me shkelje. çfarë do të thotë që gjysma e procedurave është me shkelje? Që lëvizim nga 1 në 3 procedura me shkelje, në 1 në 2 procedura me shkelje. Ka ndonjë gjë për t’u mburrur këtu?” – tha Tabaku.

Tabaku gjithashtu tha se tenderët e rindërtimit duhet të bëheshin ndryshe pasi sot qytetarët kanë mbetur jashtë shtëpive. Ajo është shprehur se sot shqiptarëve që ato tenderët e rindërtimit që kanë kapur shifrën e 400 milionë eurove, njerëzit janë akoma jashtë shtëpive, që i kanë shtuar 80 milionë euro dhe prapë nuk kanë përfunduar. Sipas saj ato tenderë ne duhet t’i bënim ndryshe dhe kjo është sfida jonë!”, u shpreh ajo.

Fjala e plotë e Jorida Tabakut

Me shumë kënaqësi dëgjova fjalimin e koleges time znj. Bushka, që mund t’i vendosim një titull “si relativizohet e keqja… si i dalim për zot korrupsionit sa herë që dikush në këtë qeveri vjedh” dhe këtu mund ta nis me shembuj pafund. Rasti i inceneratorëve, si i dolën për zot e gjithë qeveria e mbrojtën dhe dy janë në burg sot. Rasti i kanabizimit, çfarë ndodhi? Ka raste pa fund, duke filluar me çdo kontratë konçensionare duke vazhduar deri tek Komisioni i Prokurimeve Publike, punë që shkojnë tek prokurimi publik.

Gjithë shqiptarëve i’u kujtohet që në 2013 kjo qeveri erdhi në pushtet me idenë që “është sistemi i korruptuar, jo individi. Do ndryshojmë sistemin!” çfarë ndodhi me sistemin? Sigurisht që korrupsioni nuk është një fenomen i ri. Nuk po themi që e shpiku Rama dhe kjo qeveri. Por kjo qeveri e perfeksionoi, e ngriti sistemin në piedestal. Kjo qeveri sot, 50% të tenderave i jep pa garë, i jep në limit të vlerës dhe ky është raporti shqetësues që ka nxjerrë dhe KLSH. Raporti shqetësues i cili thotë: 54% e procedurave të audituara, kanë qënë të gjitha me shkelje. çfarë do të thotë që gjysma e procedurave është me shkelje? Që lëvizim nga 1 në 3 procedura me shkelje, në 1 në 2 procedura me shkelje. Ka ndonjë gjë për t’u mburrur këtu? Ka ndonjë gjë për të përmendur 21 janarin dhe Gërdecin? Që keni paaftësi edhe sot t’i shkoni njerëzve t’i flisni për 21 janarin dhe Gërdecin dhe na kritikoni ne. Keni 9 vite në pushtet dhe akoma thoni nuk ka bërë gjë Partia Demokratike. Po sa arrogant duhet të jesh? Sa arrogant duhet të jesh që të dalësh këtu e t’i flasësh shqiptarëve për fajet që i ke tuat?

Sot raporti i Komisionit të Prokurorimit Publik ishte faqe e zezë! Raporti i KLSH ishte faqe e zezë, që këto dhe në pandemi vjedhin! Edhe me krizën këto vjedhin! Edhe me jetën e njerëzve këto vjedhin! Dhe tek varrezat e Tiranës këto vjedhin! Kjo është fytyra juaj!

Në fakt jam lodhur duke i thënë shqiptarëve sesa i keq është Edi Rama dhe çfarë sistemi kanë ngritur. Nuk ka më shqiptarë sot që ta besoj që kjo qeveri lufton korrupsionin. Lexohet në çdo raport ndërkombëtar, edhe në raportin e DASH-it, në raportin copy-paste të DASH-it që ju e kritikoni.

Sot ne duhet t’i tregojmë shqiptarëve që jemi ndryshe. Ne duhet t’i tregojmë sot shqiptarëve që ato tenderat e rindërtimit me 400 milionë euro, që njerëzit janë akomë jashtë shtëpive, që i kanë shtuar 80 milionë euro dhe prapë nuk kanë përfunduar. Ato tendera ne duhet t’i bënim ndryshe dhe kjo është sfida jonë!

Nuk flas fare këtu për kolegët socialist, që për mendimin tim e kanë ezauruar, kanë kaluar çdo limit. Kemi arritur në një nivel ku dalin pas 9 vitesh në pushtet dhe na sulmojnë dhe na thonë çdo fjalë të keqe dhe ne duhet të ulim kokën. Këta që i kanë nxirë faqen Shqipërisë me 2.2 miliardë euro të vjedhura në 8 vite, na akuzojnë ne që jemi në opozitë? Për fajin tonë që jemi në opozitë? Për korrupsionin që ndodh në këtë qeveri? Për korrupsionin e shpërndarë në çdo qelizë të administratës? E kemi ne fajin për ministrat që janë sot në burg? E kemi ne fajin për vjedhjet që janë bërë kapicë sot, që nuk ka më asnjë nga ju që t’i dali më për zot sot?

Sot besoj që sfida për Partinë Demokratike, për të gjithë ne, pavarësisht pozitës së vështirë në të cilën ndodhemi, pavarësisht 1001 problemeve dhe sikleteve që kemi, është t’i tregojmë shqiptarëve që jemi ndryshe nga ju! E kemi treguar që jemi ndryshe nga ju sa herë që kemi pasur mundësinë. Dhe jam e sigurtë që shqiptarët do t’na japin këtë mundësi shumë shpejtë! Jo se ju jeni keq, se ju në fakt ishit për të ikur që me 25 prill. Por do i’a japim këtë mundësi të gjithë shqiptarëve, për t’i treguar që Shqipëria bëhet ndryshe! Ndryshe nga ky modeli i arrogancës, nga i propagandës, që vetëm sulmon kundërshtarin dhe hedh baltë.

Unë besoj që është detyrë e të gjithëve këtu në Parlament, që t’i lexojmë këto shifra, t’i shohim si këmbanë alarmi dhe të mos flasim me arrogancën e pushtetit nga maja e plehrave të inceneratorëve, që na kanë zënë sytë dhe nuk shohim më se ku jemi sot.

Ka kolegë socialist këtu në sallë që besoj që mund ta shohin dhe me intregritet edhe qeverisjen. Sepse qeverisja nuk është mënyrë për t’u pasuruar dhe pushteti nuk është vetëm mëyrë për t’u pasuruar. Besoj se na takon të gjithëve ta japim këtë alternativë dhe do ta japim, të jeni të sigurtë!

 

Etiketa: Jorida Tabakuproceduram prokurimipublikshkelje

Lajme të lidhura

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”
Breaking Views

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Para
Berisha mbërrin në selinë e PD-së, mbështetësit “tundin” vendin

Berisha mbërrin në selinë e PD-së, mbështetësit “tundin” vendin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com