GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tabaku – Ahmetajt: Mos fol kundër meje se do të përfundosh në SPAK

13:15 - 04/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku – Ahmetajt: Mos fol kundër meje se do të përfundosh në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ka nisur me debat me ministrin Ahmetaj fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë.
Tabaku në replikë me ministrin është shprehur se ditë e zezë për vendin ishte qëndrimi i tij në qeveri, duke i përmendur faktin që të mos flasë në atë mënyrë pasi do të përfundojë në SPAK si Erion Veliaj.
Ndër të tjera deputetja ka theksuar se kundërshtarët më të mëdhenj të opozitës dhe të shqiptarëve është qeveria me në krye kryeministrin Edi Rama.

“Ditë e zezë është qëkur erdhët ju këtu. Do të kthehesh dhe ti të shkosh në SPAK si Erion Veliaj. Unë e kuptoj Ahmetaj që është në pozitë të vështirë vjen dhe flet dy tre fjalë dhe ikën, unë të gjithë shpifjet dhe kush ka folur kundër meje e çoj në SPAK. Shqiptarët pas këtyre dy krizave janë më të varfër. Është luks që të flasësh për drejtësinë dhe për pushtetin është përballë varfërisë së shqiptarëve që ikin nga Shqipëria.
Kolegët e mi të komisionit të ligjeve do të flasin më qartë, por për mua shqetësimi është kontrolli i pushtetit. Zyra e kryeministrit po kthehet në një kullë kontrolli, duke eleminuar kontaktin që kanë mediat me institucionin e ligjit, duke i mbledhur këto në një kullë kontrolli në zyrën e kryeministrit. Ligji që po diskutojmë mbivendos funksionet e kodit. Shqiptarët nuk janë të shqetësuar as për kuvendin që është kthyer në një noter të qeverisë, por situata e vështirë e tyre, unë do të miratoj çdo marrëveshje vaksinimi apo çdo gjë tjetër që ndihmon në zhdukjen e pandemisë, por ta harrojë ai që foli dhe kushdo qoftë që do të vendosim për bashkëqeverisje. Për mua ka vetëm një kundërshtar dhe këto janë ato që janë sot në qeverisje dhe që kanë varfëruar shqiptarët. E keqja më e madhe e shqiptarëve duhet që të largohet”, ka thënë Tabaku.

Ndërkohë ministri Ahmetaj, i është kundërpërgjigjur deputetes Tabaku ku ka theksuar se nuk është ajo personi që duhet të diskutojë në lidhje me bashkëqeverisjen, sipas tij ai do të dëgjonte me dëshirë dhe do mbante shënime nëse për këtë do të fliste Spako dhe Leskaj.

“Nuk jeni ju kundërshtarët tanë, por të gjithë pengesat që nuk e lejojnë Shqipërinë të bëhet si duam ne dhe ju. Sa i përket aftësisë profesionale të ishte Spaho dhe Leskaj do e dëgjoja me vëmendje, por ju nuk jeni bashkëqeveritarët tanë. Ne duam që të bashkëqeverisni me ne, pasi ju nuk bashkëqeverisni dot në platformë tradicionale por ta përdorim ligjin të dy palët për të mirën e qytetarëve”, ka thënë ai.

Etiketa: AhmetajDebatkuvendTabaku

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Tabaku takim me Del Monacon, në fokus tre propozimet e PD

Tabaku takim me Del Monacon, në fokus tre propozimet e PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26

Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi...

Lexo më shumë
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com