GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tabaku akuza ndaj Ahmetajt dhe Gjiknurit: 500 mijë euro i dhanë inceneratorit jofunksional të Fierit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku akuza ndaj Ahmetajt dhe Gjiknurit: 500 mijë euro i dhanë inceneratorit jofunksional të Fierit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur një sërë akuzash të forta ndaj  zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt dhe ndaj Damian Gjiknurit në lidhje me inceneratorët. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku theksoi se Lefter Koka nuk është i vetmi përgjegjës për vjedhjet nga këto kontratat. Tabaku e cilësoi si aferën më të madhe korruptive, ndërsa zbuloi se inceneratori i Fierit, i cili nuk punon ka marrë dje 500 mijë euro nga Thesari.

Ndërsa thirrje qe kjo çështje të thellohet sepse pas inceneratorëve qëndrojnë njerëz me pushtet, Tabaku përmendi emrin e Ahmetajt dhe Gjiknurit si dy aktorët kryesorë që kanë bashkëpunuar  me Klodian Zoton.  “Koncesioni i inceneratorëve ka njerëz me pushtet, me para të pista, ka biznesmenë në lidhje me politikanë të korruptuar. e gjithë skema e inceneratorëve nuk është gjë tjetër veçse një hartë e krimit të organizuar. Lefter Koka është përgjegjës, por jo i vetmi. Ai nuk mund ti bënte dot këto i vetëm. Duhet të ishte dhe deputeti Alqi Bllako, ashtu sikurse duhet të ishte Arben Ahmetaj. Mjafton të kujtojmë se Damian Gjiknurit ka qenë edhe ai i përfshirë. Askush nuk harron se si kryeministri doli personalisht këtu dhe në çdo media për të mbrojtur aferën. Grupi parlamentar shkoi në atë që sot është një skenë krimi, inceneratori i Elbasanit. Po kuptojmë se paska edhe hajdut 2 metra.  Duhet të ishte i gjithë grupi përgjegjës për vjedhjen e 430 milion eurove. Sot duhet të ishin para drejtësisë edhe kryetarët e bashkive. Inceneratori i Fierit ka marrë dje 500 mijë euro nga Thesari. Ka njerëz që kanë sulmuar fizikisht deputetë të PD”, u shpreh Tabaku.

Sipas Tabakut, afera korruptive e koncesioneve ka nisur 7 vjet më parë dhe çdo procedurë është mbyllur brenda një dite, pasi bosi i inceneratorëve u ndihmua nga Gjiknuri, Qazim Sejdini, Rama dhe Ahmetaj.  “Asokohe pak dihej për inceneratorët, por arritëm të evidentojmë shkelje të turpshme. Ende më kujtohet me sa lehtësi, mendjemadhësi u kujtua nga qeveria deri dje. Po ta shikosh këtë aferë duket sikur është fiks sinfonia e korrupsionit. Gjithçka nisi 7 vite më parë, me 17 hapa brenda një dite të vetme. Kështu me një të rënë të lapsit kompania do të fitonte një kontratë me çelësa në dirë a asnjë eksperiencë, pajisje. Një 26 vjeçare Stela Gugallja sot është në kërkim. Mendoni që i keni parë të gjitha? Gaboheni. Edhe qeveria vendosi të abuzojë sërish, duke i dhënë një tjetër incenerator Klodian Zotos. Inceneratori deri më sot ka marrë 23 milion euro, është i mbyllur”, tha ajo, duke theksuar se pas Elbasanit afera më e madhe është ajo me inceneratorin e Tiranës.

Etiketa: akuzaincneratoreTabaku

Lajme të lidhura

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!
Aktualitet

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Para
FOTO, Georgina nuk i ndahet Messi-t në komente

FOTO, Georgina nuk i ndahet Messi-t në komente

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja në sy e Erion Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë
Aktualitet

Plagosja në sy e Erion Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë

12:16 - 26/10/26

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me plagosjen e Erion Vishkullit gjatë protestës së 24 tetorit. Raportohet se...

Lexo më shumë
Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

12:01 - 26/10/26
Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com