GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku: Barra për biznesin e ndershëm është vetë shteti! Sa më korrekt të jesh, aq më shumë goditesh prej tij

09:48 - 02/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke analizuar situatën e investimeve të huaja në Shqipëri, ka ngritur shqetësimin për përkeqësimin e klimës së biznesit dhe rënien e besimit të investitorëve ndërkombëtarë ndaj vendit. Sipas Tabakut, “barra më e madhe për biznesin e ndershëm është vetë shteti”, duke theksuar se problemi nuk lidhet vetëm me rritjen e taksave, por me një sjellje selektive dhe diskriminuese ndaj sipërmarrjes së ndershme.

Ajo argumenton se ndryshimet e shpeshta të ligjeve, miratimi i akteve të veçanta për interesa të caktuara dhe favorizimi i sektorëve apo kompanive të përzgjedhura, kanë prishur rregullat e tregut dhe kanë dëmtuar konkurrencën e lirë.

“Sa më korrekt të jesh me shtetin, aq më shumë goditesh prej tij. Kjo është taksa e të ndershmëve”, shprehet Tabaku, duke akuzuar administratën tatimore, doganat dhe inspektoratet për presion të shtuar ndaj bizneseve transparente, ndërkohë që sipas saj, ekonomia është përqendruar në pak duar përmes tenderave, koncesioneve dhe favoreve të njëanshme. Në fokus të reagimit të saj është edhe raporti i investitorëve të huaj në Shqipëri, i cili – sipas Tabakut – ka ulur vlerësimin për klimën e biznesit nga 100 në 45 pikë, duke evidentuar problematikat që lidhen me pasigurinë ligjore dhe selektivitetin në ekonomi.

Deputetja demokrate paralajmëron se çdo investitor i huaj që vendos të mos vijë në Shqipëri apo të largohet prej saj, përkthehet në më pak vende pune, më shumë korrupsion dhe produkte me cilësi më të dobët për qytetarët. “Një investitor që largohet, shkon në rajon. Shqipëria humbet punësim, humbet konkurrencë, humbet zhvillim,” thekson ajo.

Tabaku bën thirrje për një ndryshim rrënjësor të qasjes ndaj ekonomisë, duke theksuar nevojën për ndërtimin e “një ekonomie për shumicën e shqiptarëve dhe jo për pak interesa”. Sipas saj, rikthimi i besimit të investitorëve të huaj dhe vendosja e rregullave të barabarta për të gjithë janë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe për një ekonomi tregu funksionale. Në përfundim, ajo e cilëson situatën aktuale si një ekonomi të kapur, që shërben vetëm për pakicën, ndërsa kërkon angazhim të përditshëm për të rikthyer konkurrencën, transparencën dhe drejtësinë në klimën e biznesit në Shqipëri.

Etiketa: BiznesShtetiTabaku

Lajme të lidhura

Berisha: Sokol Bizhga duhet dënuar për tradhti të lartë, e la kolegun e tij të digjej i gjallë nga kriminelët
Aktualitet

Berisha: Sokol Bizhga duhet dënuar për tradhti të lartë, e la kolegun e tij të digjej i gjallë nga kriminelët

11:01 - 02/03/26
Berisha: Balluku nuk shkon pa Ramën në SPAK, Lubia do t’i marrë me rrecka…
Aktualitet

Berisha: Balluku nuk shkon pa Ramën në SPAK, Lubia do t’i marrë me rrecka…

10:47 - 02/03/26
Ilir Meta përkujton protestën e 2 Marsit: Kur bien institucionet, ngrihet populli
Aktualitet

Ilir Meta përkujton protestën e 2 Marsit: Kur bien institucionet, ngrihet populli

10:38 - 02/03/26
Para
Vilën e Enverit e menaxhon fondacioni francez, Ambasada dënon dhunën e protestës

'Qeveria po mban gjallë simbolet e diktaturës', aktivisti: Vila e diktatorit s’mund të jetë rezidencë qeveritare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Sokol Bizhga duhet dënuar për tradhti të lartë, e la kolegun e tij të digjej i gjallë nga kriminelët
Aktualitet

Berisha: Sokol Bizhga duhet dënuar për tradhti të lartë, e la kolegun e tij të digjej i gjallë nga kriminelët

11:01 - 02/03/26

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar shkarkimin e Ilir Prodës nga posti i Kreut të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe...

Lexo më shumë
Berisha: Balluku nuk shkon pa Ramën në SPAK, Lubia do t’i marrë me rrecka…

Berisha: Balluku nuk shkon pa Ramën në SPAK, Lubia do t’i marrë me rrecka…

10:47 - 02/03/26
Ilir Meta përkujton protestën e 2 Marsit: Kur bien institucionet, ngrihet populli

Ilir Meta përkujton protestën e 2 Marsit: Kur bien institucionet, ngrihet populli

10:38 - 02/03/26
Vilën e Enverit e menaxhon fondacioni francez, Ambasada dënon dhunën e protestës

‘Qeveria po mban gjallë simbolet e diktaturës’, aktivisti: Vila e diktatorit s’mund të jetë rezidencë qeveritare

10:12 - 02/03/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Barra për biznesin e ndershëm është vetë shteti! Sa më korrekt të jesh, aq më shumë goditesh prej tij

09:48 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com