GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku debat me Malajn në Kuvend: Do të kesh të njëjtin fat si Ahmetaj

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku debat me Malajn në Kuvend: Do të kesh të njëjtin fat si Ahmetaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në seancën e sotme plenare, ku diskutohej projektbuxheti i vitit 2026, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është përplasur me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Debati u ndez pasi Tabaku akuzoi qeverinë se vazhdon të paguajë miliona lekë për çështjen e inceneratorëve dhe paralajmëroi ministrin se “do të ketë të njëjtin fat si Arben Ahmetaj”.

Tabaku u shpreh se shpenzimet për inceneratorët vijojnë të rëndojnë buxhetin e shtetit dhe se qeveria i paraqet të dhënat në mënyrë të pasaktë. “

Ministri Malaj u përgjigj duke thënë se të dhënat e institucioneve ndërkombëtare tregojnë rritje ekonomike dhe përmirësim të të ardhurave për shqiptarët.

Jorida Tabaku: Së pari, zoti Ministër, me “Ti” drejtojuni atyre që të kanë fut në punë, jo më mua. Për juve jam zonja Tabaku. Së dyti, kur të mësosh të lexosh Buxhetin e Shtetit, sepse ndoshta nuk e ke kuptuar, do e shohësh se ku janë inceneratorët, ku është edhe kosto për menaxhimin e mbetjeve. Je i ri në detyrë, je i 12-ti ministër që kalon aty se ke të gjatë. Shumë kanë ikur, do ikësh edhe ti.

Por, duhet të kuptosh se sot çështja e inceneratorëve e cila është duke e hetuar dhe unë shpresoj shumë të çoj përpara drejtësisë të gjithë ato që janë përfshirë duke nisur nga kryeministri. Po i shkakton buxhetit të shtetit një kosto e cila vetëm për Tiranën shkon 339 milionë euro.

Ashtu thoshte dhe Arben Ahmetaj, zero thoshte dhe e sheh ku është. Rrugën e atij do kesh. Së dyti, për sa i përket çmimeve po njëkohësisht sa i përket çmimeve dhe kostove të jetesës, 20% e çmimeve të BE kanë qenë çmime në 2012, sot janë 92% e çmimeve të BE. 40% janë sot shpenzime për ushqime, 55% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin, këto janë të dhënat tuaja, ju pëlqen apo jo.

Çdo ministër financash duhet të ishte shqetësuar për këto të dhëna dhe jo të vinte dhe të qeshte këtu me varfërinë e shqiptarëve. E kuptoj vështirësinë që ka sot qeveria për të sjellë një buxhet për qytetarët, por të dilni dhe të mashtroni këtu me paqen fiskale, me shlyerjen e borxheve që e bënin për klientët e qeverisë dhe të thoni që është për qytetarët shqiptarë, kjo është komplet jo paaftësi, po është korrupsion.

Petrit Malaj: E nderuar zonja Tabaku, unë jam profesionit në fushën e financës dhe kam mbi 20 vite punë. Ju, konkretisht nuk e di se çfarë profesioni keni. Kështu që, për sa i përket pjesës së lexuarit të buxhetit apo se si janë të listuar zërat e buxhetit, të siguroj që e kam njohurinë shumë më të thellë se sa e keni ju.

Duket se deri në këtë pikë, ke folur vetëm politikisht, nëse do i kthehemi shifrave do të kuptosh që ky është buxheti i cili siguron mirëqenie sociale, siguron rritje ekonomike, konsolidim fiskal, ke ulje të borxhit dhe kjo vjen pa rritur taksat. Kështu që, besoj buxhet më të mirë dhe ju nuk keni parë në eksperiencën tuaj.

Lajme të lidhura

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA
Botë

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA

15:32 - 16/05/26
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro
Botë

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro

15:04 - 16/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Para
Europol shkatërron rrjetin kriminal në Shqipëri, zbulohen 462 makina të vjedhura

Europol shkatërron rrjetin kriminal në Shqipëri, zbulohen 462 makina të vjedhura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA
Botë

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA

15:32 - 16/05/26

Autoritetet amerikane po hetojnë një seri sulmesh kibernetike ndaj sistemeve që monitorojnë rezervat e karburantit në pika të ndryshme furnizimi...

Lexo më shumë
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro

15:04 - 16/05/26
David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij

14:37 - 16/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla

14:11 - 16/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com