GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku denoncon sistemin e Ramës: Ligje me porosi dhe privilegje për njerëzit pranë pushtetit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku denoncon sistemin e Ramës: Ligje me porosi dhe privilegje për njerëzit pranë pushtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka kritikuar mënyrën se si qeveria administron pronat publike, duke kërkuar që marrëveshjet për zhvillimin e tyre të bëhen publike dhe qytetarët të informohen për përfitimet konkrete që merr shteti nga këto projekte.

Tabaku ngriti një sërë pyetjesh mbi mënyrën se si përcaktohet vlera e pronave publike, si zgjidhen përfituesit dhe kush mban përgjegjësi për kushtet e marrëveshjeve.

“Prandaj unë kam një kërkesë të drejtpërdrejtë për kryeministrin, hapini këto marrëveshje përpara shqiptarëve. Publikoni vlerësimin e pronës. Publikoni alternativat që janë shqyrtuar. Publikoni kushtet dhe detyrimet. Tregoni përfituesit përfundimtarë”, deklaroi Tabaku.

Një pjesë e rëndësishme e kritikave të Tabakut lidhet me Korporatën e Investimeve Shqiptare, e cila mund të marrë në administrim prona nga institucionet qendrore dhe vendore për realizimin e projekteve të investimit.

“Korporata e Investimeve Shqiptare është në qendër të këtij shqetësimi. Një shoqëri shtetërore, e krijuar me ligj, që mund të marrë prona nga institucionet qendrore dhe vendore për projekte investimi. Mendoni për një çast fuqinë që i jep kjo. Prona që deri dje administrohej nga një institucion publik, mund të kalojë te Korporata. Më pas përfshihet në një projekt zhvillimi. Zgjidhet një partner. Negociohen kushtet. Përcaktohet çfarë merr secila palë. Në secilin prej këtyre hapave vendoset mbi pasurinë tuaj.

Prandaj unë kam një kërkesë të drejtpërdrejtë për kryeministrin: hapini këto marrëveshje përpara shqiptarëve. Publikoni vlerësimin e pronës. Publikoni alternativat që janë shqyrtuar. Publikoni kushtet dhe detyrimet. Tregoni përfituesit përfundimtarë. Dhe shpjegoni, me shifra, çfarë fiton publiku. Kush është kaq i bindur se po bën marrëveshjen më të mirë për Shqipërinë, duhet të jetë i gatshëm ta provojë. Sepse këtu kemi arsye konkrete për të kërkuar llogari. Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka audituar Korporatën. Ka konstatuar mangësi në planifikim, mungesë metodologjish të standardizuara për projektet dhe mungesë analizash të detajuara për rreziqet e përfitimet“, u shpreh Tabaku.

“Prona është e shqiptarëve. Përgjigjen ua keni borxh shqiptarëve”, përfundoi ajo.

Etiketa: aramasistemTabaku

Lajme të lidhura

Largohet Besmir Beja nga drejtimi i Doganave, emërohet Fation Shehu në krye të institucionit
Aktualitet

Largohet Besmir Beja nga drejtimi i Doganave, emërohet Fation Shehu në krye të institucionit

09:42 - 20/11/26
Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u mbrojtur nga Policia
Aktualitet

Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u mbrojtur nga Policia

08:58 - 20/11/26
Aksident tragjik në Orikum, humb jetën 63-vjeçari dhe disa të plagosur dërgohen në spital (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik në Orikum, humb jetën 63-vjeçari dhe disa të plagosur dërgohen në spital (Emri)

08:23 - 20/11/26
Para
Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata liron dy aktivistët: Nuk është akt dhune

Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata liron dy aktivistët: Nuk është akt dhune

Discussion about this post

TË FUNDIT

Largohet Besmir Beja nga drejtimi i Doganave, emërohet Fation Shehu në krye të institucionit
Aktualitet

Largohet Besmir Beja nga drejtimi i Doganave, emërohet Fation Shehu në krye të institucionit

09:42 - 20/11/26

Ndryshime në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Besmir Beja është larguar nga posti i drejtorit të përgjithshëm pas...

Lexo më shumë
UEFA ndëshkon Kosovën për ndeshjen me Izraelin, gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit

UEFA ndëshkon Kosovën për ndeshjen me Izraelin, gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit

09:34 - 20/11/26
Kaos teknologjik në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë

Kaos teknologjik në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë

09:15 - 20/11/26
Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u mbrojtur nga Policia

Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u mbrojtur nga Policia

08:58 - 20/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 20 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:45 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com