GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tabaku: Edi Rama po sjell zhdukjen e shtresës së mesme në Shqipëri!

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: Edi Rama po sjell zhdukjen e shtresës së mesme në Shqipëri!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku këmbëngul se politikat e qeverisë Rama po sjellin zhdukjen e shtresës së mesme në Shqipëri.

“Arsyet që kanë çuar në këtë situatë janë pashmangshmërisht të lidhura me politikat ekonomike dhe fiskale të qeverisë Rama. Vendosja e politikave fiskale si taksa progresive deri me 23% dhe që ka shkatërruar sistemin e tatimit mbi të ardhurat personale si dhe vendosja e taksave abuzive në kundërshti me çdo logjikë fiskale kanë ndikuar negativisht. Për rrjedhojë shtresa e mesme taksohet më shumë se sa pjesa tjetër e popullsisë dhe kjo prodhon pamundësinë për t’u ngjitur në shkallën e mirëqënies.”

Tabaku thotë se kjo shtresë taksohet më shumë nga çdo tjetër dhe nuk ka mundësi për t’u rritur ekonomikisht.

Më tej ajo shprehet se kjo situatë e keqe do të rritet pasi vendi po përballet me inflacion të importuar nga kriza e pandemisë dhe qeveria s’ka më asnjë plan për ta përballuar.

“Mirëpo e keqja duket se do të rritet, pa dashur të jem pesimiste. Vendi po përballet me një inflacion të importuar nga kriza e pandemisë, qeveria nuk ka një plan të qartë dhe të koordinuar se çfarë do të ndodhë me post-krizën. Këtyre duhet t’i shtojmë edhe situatën me borxhin publik që duket se ka prekur 100% të PBB-së, kontratat me PPP janë gjithashtu një barrë për buxhetin. Pra, buxheti nuk ka më para për t’ia hedhur ekonomisë, qytetarët shihen si një lopë për t’u mjelë.”

Sipas saj, zgjidhja është ndryshimi i politikës fiskale ku biznesi të jetë në fokus të sistemit tatimorm por që për Tabakun nuk mund ta bëjë qeveria Rama 3.

“Zgjidhja në këto kushte është ndryshimi total i logjikës së politikës fiskale dhe mënyrës se si i qasemi qytetarëve. Ky i fundit duhet të jetë në piedestal të sistemit tatimor. Biznesi duhet të jetë në fokus të sistemit tatimor.

Jam e sigurtë që kjo nuk vjen dot nga kjo qeveri, sikundër e sigurtë që forcimi i shtresës së mesme, profesionisteve, dhe vleresimi i punës nuk vjen dot nga keto njerëz që drejtojnë në humnerë vendin prej 8 vitesh!”- u shpreh Jorida Tabaku në Facebook.

Lajme të lidhura

Përplasje të forta te Ministria e Arsimit, shoqërohen të paktën 10 protestues
Aktualitet

Përplasje të forta te Ministria e Arsimit, shoqërohen të paktën 10 protestues

15:46 - 13/10/26
Përshkallëzohen përplasjet te Ministria e Arsimit, ujëhedhësja godet protestuesit dhe mediat
Aktualitet

Përshkallëzohen përplasjet te Ministria e Arsimit, ujëhedhësja godet protestuesit dhe mediat

15:28 - 13/10/26
Përplasje te Ministria e Arsimit, policia shoqëron disa protestues
Aktualitet

Përplasje te Ministria e Arsimit, policia shoqëron disa protestues

15:21 - 13/10/26
Para
Akuzohen se ndërtuan kate shtesë pa leje, shpallen në kërkim dy pronarët në Dhërmi (EMRAT)

Gjendet një kufomë në Balticë, policia nis hetimet

TË FUNDIT

Kombëtarja i dha krenari Shqipërisë, shteti mori 1.5 milionë euro! Po futbolli çfarë përfitoi?
Sport

Kombëtarja i dha krenari Shqipërisë, shteti mori 1.5 milionë euro! Po futbolli çfarë përfitoi?

16:02 - 13/10/26

Miliona për projekte të tjera, zero mbështetje të drejtpërdrejtë për klubet dhe një Ligj Sponsorizimi i bllokuar prej vitesh. Ministri...

Lexo më shumë
Përplasje të forta te Ministria e Arsimit, shoqërohen të paktën 10 protestues

Përplasje të forta te Ministria e Arsimit, shoqërohen të paktën 10 protestues

15:46 - 13/10/26
Përshkallëzohen përplasjet te Ministria e Arsimit, ujëhedhësja godet protestuesit dhe mediat

Përshkallëzohen përplasjet te Ministria e Arsimit, ujëhedhësja godet protestuesit dhe mediat

15:28 - 13/10/26
Përplasje te Ministria e Arsimit, policia shoqëron disa protestues

Përplasje te Ministria e Arsimit, policia shoqëron disa protestues

15:21 - 13/10/26
Disa protestues hyjnë brenda perimetrit të Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës

Disa protestues hyjnë brenda perimetrit të Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës

15:05 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com