GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se ekonomia shqiptare është futur në një rreth vicioz dhe nuk prodhon më.

Më anë të një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku argumenton se qytetarët e ndiejnë këtë situatë përmes kostove të jetesës, vështirësive të bizneseve dhe problemeve me të cilat përballen fermerët për të nxjerrë produktet e tyre në treg.

Sipas deputetes demokrate, rritja ekonomike e raportuar nuk përkthehet në mirëqenie për qytetarët.

Tabaku akuzoi qeverinë se një pjesë e shpenzimeve publike shkon për koncesione, partneritete publiko-private dhe tendera, të cilat, sipas saj, përfitojnë një grup të kufizuar personash.

Reagimi i Jorida Tabakut:

Ekonomia shqiptare është futur prej vitesh në një rreth vicioz: nuk prodhon më.

Kjo ndihet çdo ditë në xhepat e qytetarëve, te bizneset që mbyllen dhe te fermerët që nuk arrijnë t’i nxjerrin produktet e tyre në treg.

Nga vjen rritja ekonomike në letra? Sepse në realitet ju e ndieni dhe e dini çdo ditë se nuk po përjetoni rritje ekonomike.

Ajo vjen nga dy burime kryesore. E para janë shpenzimet e administratës së shtetit dhe e dyta janë taksat e rritura.

Të dyja këto tregojnë se kjo rritje ekonomike në letra nuk shkon te qytetari, sepse ekonomia shqiptare nuk prodhon dhe nuk është produktive. Rritja vjen nga shtimi i taksave, të cilat i paguajnë po qytetarët, si edhe nga shpenzimet e shtetit për koncesionet, PPP-të dhe tenderët që shkojnë te një grusht njerëzish.

Ky rreth vicioz i ekonomisë shqiptare, e cila nuk prodhon dhe ku gjithçka shkon te tenderët dhe koncesionet, te një grup i vogël dhe brenda një sistemi të mbyllur, është arsyeja kryesore pse Shqipëria sot është futur në krizën më të thellë, jo vetëm politike, por edhe ekonomike.

Drama më e madhe e ekonomisë shqiptare është se ajo është kthyer në një ekonomi të pakicës.

Nuk është një ekonomi për njerëzit dhe qytetarët. Nuk është një ekonomi që prodhon dhe eksporton. Nuk është një ekonomi për biznesin, për fermerin dhe për shumicën.

Pikërisht këtë sistem duhet të ndryshojmë. Ky sistem ndryshon vetëm duke ndryshuar qeverinë.

Ekonomia shqiptare mund të kthehet në një ekonomi prodhuese, në një ekonomi që punon për të gjithë dhe që ka një sistem taksash që e nxit biznesin, në vend që të rëndojë mbi shpatullat e brishta të familjeve dhe bizneseve shqiptare.

Ky cikël prishet vetëm duke ndryshuar qeverinë.

Etiketa: ekonomiaJorida TabakuKryesore1Rreth Vicioz

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Para
Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”

Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com