GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku: Forcimi i Lekut si pasojë e parasë së pisët

11:41 - 01/08/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku: Forcimi i Lekut si pasojë e parasë së pisët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se paraja e pisët nuk mund të jetë e ardhmja e ekonomisë.

Ajo thekson se Shqipëria ka hyrë në një fazë të nxehtë dhe të rrezikshme në lidhje me ekonominë. Sipas deputetes, zhvlerësimi Euros në një kohë kur Banka Qendrore Europiane po ndjek politika monetare për të forcuar atë është shenjë se leku i fortë vjen si pasojë e ekonomisë së parasë së pisët.

“Dikush, mbase mund të krenohet nga ky fakt por fatura që do të duhet të paguajmë të gjithë nëse vazhdohet me këtë politikë është shumë e kripur. Këtu, bëhet fjalë për ekonominë e çdo shqiptari. Për kursimet, të ardhurat dhe pensionin e shqiptarëve që nuk mund të lihen në duart e atyre që mendojnë se paratë e shqiptarëve duhet të përdoren për të pastruar hallet e tyre.

Kjo, nuk është një çështje e disa bizneseve që nuk duan të reformohen përballë sfidave të tregut. Përkundrazi, është rasti i një qeverie që kërkon të manipulojë tregun (siç ka bërë përherë) për të favorizuar sa monopolet dhe oligarkinë ekonomike po aq edhe monopolin e parave të pista apo dhe korrupsionit”, shkruan Tabaku.

Postimi nga Jorida Tabaku

Paraja e pisët nuk mund të jetë e ardhmja e ekonomisë!

Qeveria pretendon se problemet që hasin bizneset e eksportit që mbajnë mbi 100 mijë familje me punë dhe bukë, janë në fakt probleme që burojnë prej tyre. Po ashtu qeveria justifikohet se këto biznese nuk kanë përse ankohen tek qeveria për paaftësinë e tyre për t’u vetërregulluar në një treg ku leku forcohet jo prej ekonomisë së fortë por prej ekonomisë së pisët.

Kjo alibi e qeverisë do qe e besueshme nëse disa ngjarje nuk do kishin ndodhur në fund të sesionit parlamentar. Evente që tregojnë se në fakt qeveria e ka të qartë se kush ëshë fajtori dhe që përpiqet t’i shmanget tani përgjegjësisë pasi të gjithë po e tregojnë me gisht atë, dmth fajtorin.

Në seancën e fundit parlamentare një nga projektligjet e miratuara nga kuvendi ishte dhe një propozim për të ndryshuar mënyrën e pagesës së taksave dhe tatimeve nga ana e disa kompanive eksportuese të prekura nga vlerësimi jonormal i lekut dhe zhvlerësimi euros.

Siç edhe kuptohet, propozuesi ndryshimeve ishte qeveria shqiptare, që në relacion evidentonte se arsyeja ishte për të mbrojtur eksportuesit nga ky forcim i lekut. Forcim, që për të gjithë ata që nuk duan të gënjejnë veten me të pavërteta, vjen jo nga faktorë ekonomikë.

E solla në vëmendje këtë rast për t’i bërë me dije shqiptarëve se qeveria ka me gjasë një arsenal të madh manipulimesh të fakteve dhe të vërtetës që ua hedh njerëzve si karamele. Por, ne duhet përherë të kemi parasysh se qeveria nuk bën atë që thotë dhe gënjen thuajse përherë në atë që bën.

Qeveria morri një masë ndaluese dhe lehtësuese për bizneset sepse e kupton edhe vetë që ato janë duke vuajtur dhe kjo rrezikon punën e mbi 100 mijë familjeve shqiptare dhe të ardhurat e tyre.

Shqipëria ka hyrë në një fazë të nxehtë dhe të rrezikshme në lidhje me ekonominë. Zhvlerësimi Euros në një kohë kur Banka Qendrore Europiane po ndjek politika monetare për të forcuar atë është shenjë se leku i fortë vjen si pasojë e ekonomisë së parasë së pisët.

Dikush, mbase mund të krenohet nga ky fakt por fatura që do të duhet të paguajmë të gjithë nëse vazhdohet me këtë politikë është shumë e kripur. Këtu, bëhet fjalë për ekonominë e çdo shqiptari. Për kursimet, të ardhurat dhe pensionin e shqiptarëve që nuk mund të lihen në duart e atyre që mendojnë se paratë e shqiptarëve duhet të përdoren për të pastruar hallet e tyre.

Kjo, nuk është një çështje e disa bizneseve që nuk duan të reformohen përballë sfidave të tregut. Përkundrazi, është rasti i një qeverie që kërkon të manipulojë tregun (siç ka bërë përherë) për të favorizuar sa monopolet dhe oligarkinë ekonomike po aq edhe monopolin e parave të pista apo dhe korrupsionit.

Etiketa: eurolekuTabaku

Lajme të lidhura

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Lewis Hamilton dhe Shakira takime sekrete në vilën e këngëtares

Lewis Hamilton dhe Shakira takime sekrete në vilën e këngëtares

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë...

Lexo më shumë
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com